Kombet e Bashkuara shprehën shqetësim për shkak të trazirave në Siri
- Kombet e Bashkuara sot kumtuan se i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Gir Pedersen shprehi shqetësim prë shkak të dhunës në atë vend, posaçërisht në paralagjet e Damaskut dhe në Homs.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:32, 30 prill, 2025
Gjenevë, 30 prill 2025 (MIA) - Kombet e Bashkuara sot kumtuan se i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Gir Pedersen shprehi shqetësim prë shkak të dhunës në atë vend, posaçërisht në paralagjet e Damaskut dhe në Homs.
"Pedersen është i shqetësuar nga raportimet për viktima në civilë, si dhe viktima mes pjesëtarëve të forcave të sigurisë, si dhe nga mundësia për eskalim të mëtutjeshëm të situatës jashtëzakonisht të brishtë", thuhet në kumtesën e Kombeve të Bashkuara.
Qendra për monitorim të të drejtave të njeriut so kumtoi se 22 persona janë vrarë në përleshjet në perideri të Damaskut. derisa grupe të armatosura sulmuan sivilë dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë. ab/
Foto: МIА arkivi