• e premte, 05 dhjetor 2025

Tramp: Kryeministri kanadez Karni do ta vizitojë SHBA-në javën e ardhshme për arritje të marrëveshjes tregtare

Tramp: Kryeministri kanadez Karni do ta vizitojë SHBA-në javën e ardhshme për arritje të marrëveshjes tregtare

Uashington, 30 prill 2025 (MIA) - Kryeministri kanadez, Mark Karni do ta vizitojë SHBA-në javën e ardhshme për arritje të marrëveshjes tregtare, deklaroi presidenti amerikan, Donalld Tramp.

Tramp tha se e ka uruar Karnin prë fitoren në zgjehdjet e parakohshme në Kanada.

"Karni më është paraqitur dje dhe më tha se dëshiron të arrijmë marrëveshje", u tha Tramp gazetarëve.

Presidenti amerikan shtoi se zgjedhjet kanadeze dërguan "porosi mjaft kundërthënëse, sepse rezultatet pothuajse janë barazuar, ndërsa situata në kanada është mjaft e komplikuar. "Ajo ishte një garë shumë e ngushtë", shtoi Tramp. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR