• e mërkurë, 22 janar 2025

ISSHSH me kontroll të jashtëzakonshëm inspektues për foshnjën e vdekur shtatëmujore

ISSHSH me kontroll të jashtëzakonshëm inspektues për foshnjën e vdekur shtatëmujore

Shkup, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Nga Ministria e Shëndetësisë pasdite informojnë se Inspektorati sanitar dhe shëndetësot shtetëror, në pajtim me kompetencat, do të bëjë kontroll të jashtëzakonshëm inspektues lidhur me rastin me foshnjën e vdekur shtaëmujore në Klinikën për fëmijë në Shkup.

"Lidhur me rastin me foshnjën e vdekur shtatëmujore, të sjellur mbrëmë në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, nga Klinika informojnë se është pritur me dyshim për sindrom serioz me zhvillim progresiv, që ka shkaktuar dëmtim të më shumë organeve, për fat të keq gjendja e foshnjes është përkeqësuar edhe krahas përpjekjeve maksimale të personelit mjekësor, pas çka është paraqitur përkeqësimi i shpejtë i gjendjes. Pritet të kryehet autopsi, pas çka saktë do të konfirmohen shkaqet për vdekjen", sqarojnë nga Ministria përmes kumtesës deri te opinioni.

Ministria e Shëndetësisë shpreh ngushëllime deir te familja dhe të afërmit për humbjen.

Paraprakisht, drejtori i Klinikës, Rexhep Memedi, në deklaratë për MIA-n sqaroi se foshnja ka qenë me problem gjenetik dhe ka pasur më shumë organe të dëmtuar.

Sipas Memedit, janë respektuar të gjitha procedurat dhe trajtimet dhe nuk ka gabim të mjekëve. Ai thotë se bëhet fjalë për presion të pabazuar ndaj Klinikës dhe personelit shëndetësor në këtë institucion.

Trupi i foshnjës është dërguar për autopsi në Patologji. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR