VLEN: Masat e ministrit Durmishi japin efekt, qytetarët ndjejnë lehtësim në xhep
- Koalicioni VLEN konfirmon edhe një herë se kur politika bëhet me përgjegjësi dhe në shërbim të qytetarëve, rezultatet nuk mungojnë. Masat e ndërmarra nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, me propozim të ministrit Besar Durmishi, po sjellin efekt konkret në jetën ekonomike të qytetarëve, duke frenuar abuzimet dhe duke ulur çmimet e produkteve bazë.
- Post By Besnik Shuki
- 14:51, 8 prill, 2025

Shkup, 8 prill 2025
Koalicioni VLEN konfirmon edhe një herë se kur politika bëhet me përgjegjësi dhe në shërbim të qytetarëve, rezultatet nuk mungojnë. Masat e ndërmarra nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, me propozim të ministrit Besar Durmishi, po sjellin efekt konkret në jetën ekonomike të qytetarëve, duke frenuar abuzimet dhe duke ulur çmimet e produkteve bazë.
Që nga 20 shkurti 2025, janë vendosur kufizime të marzhit të fitimit për mbi 1000 produkte, si dhe është bërë ngrirja e çmimeve për 8 grupe të produkteve ushqimore bazë, përfshirë bukën, qumështin, vajin, vezët dhe miellin – masa që kanë për qëllim mbrojtjen e standardit jetësor të çdo familjeje.
Të dhënat e fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se inflacioni ka rënë me -1.3% vetëm në muajin mars, një dëshmi se kjo qeveri është serioze dhe efikase në përballjen me krizën ekonomike.
Çmimet e produkteve ushqimore bazë janë në stabilizim dhe në rënie. Në vazhdimësi po punohet në masa për përmirësimin e standardit të qytetarëve dhe stabilizimin e çmimeve. Masat do të mbesin në fuqi deri më 30 prill 2025, për të garantuar siguri dhe stabilitet ekonomik në një periudhë të ndjeshme për çdo familje.
VLEN mbetet i përkushtuar ndaj një qeverisjeje transparente, të ndershme dhe sociale, sepse qytetari është në qendër të çdo vendimi.
VLEN
Foto: MIA arkiv
_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.