• e premte, 05 dhjetor 2025

Evakuim me sukses i një personi të lënduar nga Mali Sharr me helikopter të Armatës

Evakuim me sukses i një personi të lënduar nga Mali Sharr me helikopter të Armatës

Shkup, 9 qershor 2025 (MIA) - Dje në orët e pasdites, pas një kërkese të marrë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të seriozitetit të lëndimeve dhe terrenit të paarritshëm, kreu evakuim mjekësor urgjent me helikopter nga VING, të një personi që ra në humnerë në afërsi të Liqenit të Livadhit, Mali i Sharrit.

Ashtu siç kumtuan nga Shtatmadhoria e Armatës, personi i lënduar, pas rënjes, pësoi fraktura në krah, këmbë dhe ije gjatë rënies, si dhe gjakderdhje të madhe, për çka ai ishte në gjendje kritike. Në vendngjarje ndërhyri ekipi ndihmës mjekësor, të cilët dhe përkundër terrenit të paarritshëm, e nxorën dhe imobilizuan me sukses të plagosurin.

"Armata, në koordinim me QMK-në dhe institucionet shëndetësore, kreu evakuim të suksesshëm mjekësor dhe ia dorëzoi të lënduarin ekipit të urgjencës urgjente mjekësore, pas çka ai u transportua për trajtim të mëtutjeshëm spitalor. Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me institucionet e tjera në vend, vazhdon të veprojë në interes të qytetarëve, duke ofruar mbështetje në kohë dhe profesionale", bëhet e ditur në kumtesë. rq/

Foto: Shtatmadhoria e Armatës

 

QËNDRONI TË LIDHUR