Gjykata Kushtetuese nesër do të vendosë nëse Xhaferi e ka diskriminuar Apasievin
- Gjykata Kushtetuese nesër në seancë duhet të vendosë për kërkesën për liri dhe të drejta të parashtruar nga lideri i të “Majtas” Dimitar Apasiev, kundër ish-kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Shkup, 8 prill 2025 (MIA) -Gjykata Kushtetuese nesër në seancë duhet të vendosë për kërkesën për liri dhe të drejta të parashtruar nga lideri i të “Majtas” Dimitar Apasiev, kundër ish-kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Më 3 tetor 2024, Gjykata Kushtetuese mbajti seancë publike në prani të parashtruesit të kërkesës dhe ish-kryeparlamentarit, Talat Xhaferi, i cili në kërkesën është përmendur se me veprim e ka kryer shkeljen ndaj parashtruesit Apasiev.
Parashtruesi i kërkesës thekson se kryetari i Kuvendin me veprimin e tij ka kryer shkelje të së drejtës së veprimit politik të parashtruesit në mënyrë që nuk ka qenë i pranuar Propozimi për nismë qytetare në nivel shtetëror për shpallje të referendumit të detyrueshëm shtesë
Parashtruesi thekson se i janë shkelur të drejtat e garantuara me Kushtetutë, për shkak se Kryetari i Kuvendit ka refuzuar t'ia përcjellë nismën organeve punuese kompetente parlamentare për mendim për rregullsinë e nismës dhe e ka shpallur atë të parregullt.
Në kërkesë thuhet se Kryetari i Kuvendit po ashtu shkel të drejtën për ndalimin e diskriminimit në bazë të përkatësisë politike, duke e vendosur kërkuesin në pozitë të pabarabartë dhe më pak të favorshme krahasuar me subjektet e tjera politike.
Bëhet fjalë për Propozim-kërkesën për ngritjen e nismës civile në nivel shtetëror për shpalljen e referendumit të obliguar plotësues, i cili duhej të mundësojë grumbullimin e mëtejshëm të papenguar të, me Kushtetutë të parashikuara, 150.000 nënshkrimeve të qytetarëve për shpalljen e referendumit me këtë pyetje: Nëse jeni për vazhdimin e negociatave me BE-në me pranimin e konkludimeve të Kuvendit nr. 08-3238/1 nga 16 korriku 2022?. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s