• e diel, 08 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

MSH: Jemi në dispozicion për çfarëo informatash të lidhura me pretendimet për marrje të ryshfetit nga një person udhëheqës të institucionit shëndetësor

MSH: Jemi në dispozicion për çfarëo informatash të lidhura me pretendimet për marrje të ryshfetit nga një person udhëheqës të institucionit shëndetësor

Shkup, 8 prill 2025 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë angazhohet për një sqarim sa më të shpejtë të rastit nga ana e Prokurorisë Publike në lidhje me pretendimet për marrje të ryshfetit nga një person në pozitë udhëheqëse në një institucion shëndetësor publik.

"Ministria e Shëndetësisë është në dispozicion nëse kërkohen çfarëdo lloj informacionesh në bazë të detyrës zyrtare. Prioriteti ynë mbetet ofrimi i kujdesit më të përshtatshëm për të gjithë pacientët në institucionet shëndetësore publike", thonë nga Ministria pas informatave se u arrestua drejtori i Spitalit geriatrik "13 Nëntori", Muhsin Arifi.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria informuan se në aksion të koordinuar janë arrestuar dy persona me dyshim për vepra penale "marrje të rryshfetit" dhe "marrje të shpërblesës për ndikim kundërligjor". bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR