• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Marshi i nëntë i familjeve të viktimave për rastin në diskotekën "Puls" në Koçan

Marshi i nëntë i familjeve të viktimave për rastin në diskotekën

Koçan, 7 qershor 2025 (MIA) - Familjet e viktimave në zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan në "Marshin e engjëjve", të nëntin me radhë porositën institucionet se në javët e fundit këto institucione ua kanë shuar edhe copën e fundit të shpresës dhe besimit.

"Këto institucione na kanë vrarë përsëri fëmijët, na kanë vrarë shpresën përsëri se kjo tragjedi nëse asgjë tjetër, të paktën do të jetë një mësim për të ardhmen që diçka e tillë të mos ndodhë më kurrë. Policia dhe prokuroria na kanë borxh një përgjigje pse askush nuk mban përgjegjësi për derën e mbyllur në diskotekën 'Puls'! Kush dha dhe zbatoi një urdhër të tillë dhe sa jetë u humbën nga një veprim i tillë i policisë", pyeti një nga nënat para ndërtesës së Stacionit të policisë në Koçan.

Ata kërkuan gjithashtu përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme në lidhje me origjinën e piroteknikës, përdorimi i së cilës shkaktoi zjarrin në diskotekë ku humbën jetën 63 të rinj.

"Pyesim publikisht Toshkovskin dhe Kocevskin se ku qëndron përgjegjësia e Inspektoratit Shtetëror të Tregut i cili kryen mbikëqyrje inspektuese mbi zbatimin e ligjeve në  hoteleri? Si është e mundur që ky inspektorat të mos ketë parasysh se shoqata tregtare që drejtonte diskotekën atë natë fatale po vepronte në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe procedurat e mundshme", pyeti një nga nënat, fëmija e së cilës humbi jetën në diskotekën "Puls".

Ata para komunës, gjykatës dhe stacionit të policisë porositën institucionet se nuk do të heshtin më dhe nuk do të heqin dorë nga lufta për drejtësi.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR