• e enjte, 05 shtator 2024

Instituti për Demokraci: Analiza Forsajt - Antikorrupsion 2030: Ku duhet të jetë fokusi i Kuvendit?

Instituti për Demokraci: Analiza Forsajt - Antikorrupsion 2030: Ku duhet të jetë fokusi i Kuvendit?

Shkup, 4 shtator 2024 (MIA) - Duhet investim i gjerë në një numër të madh të institucioneve. Vullneti politik demonstrohet përmes investimit gjithëpërfshirës në përmirësimin e integritetit të institucioneve. Ai investim nënkupton investimin në njerëz dhe burime të institucioneve, por në të njëjtën kohë në aftësimin e stafit drejtues që do të jetë në gjendje të udhëheqë në mënyrë të pavarur institucionet. Përgjegjësia qendrore për këtë është e Qeverisë dhe Kuvendit. Qeveria duhet të gjejë një mënyrë për të braktisur emërimet në bazë të përkatësisë partiake dhe të mundësojë një proces cilësor të formulimit të synimeve dhe politikave të ardhshme kundër korrupsionit. Është detyrë e Kuvendit që t'i mbrojë institucionet, duke u ofruar atyre burime dhe ligje cilësore me të cilat duhet të veprojnë. Megjithatë, ndoshta më e rëndësishmja në këmbim të kësaj, përmes mbikëqyrjes, është që të jemi korrigjues i vazhdueshëm i punës së institucioneve, duke vendosur synime dhe pritshmëri të qarta për sukses në luftën kundër korrupsionit.

Kjo është përmbledhja e Analizës së Politikave Publike “Antikorrupsion 2030: Analiza forsajt e sfidave të ardhshme dhe aktuale të korrupsionit – ku duhet të jetë fokusi i Kuvendit?”, e cila u publikua sot nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis – Shkup”.

Analizat Forsajt janë një mjet për identifikimin në kohë të rreziqeve të mundshme dhe tendencave të ardhshme në një sferë të caktuar të shoqërisë. Në kontekstin e luftës kundër korrupsionit, analizat forsajt për sfidat e ardhshme dhe aktuale të korrupsionit parashikojnë drejtimin në të cilin do të lëvizë korrupsioni dhe lufta kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, në këtë rast deri në vitin 2030. Qëllimi i saj është të zhvillojë një debat për problemet me të cilat do të përballen institucionet në të ardhmen e afërt, duke nënvizuar rëndësinë e njohjes së hershme me rreziqet dhe nevojën për planifikim strategjik në kohë të luftës në këtë fushë.

Në vitin 2024, theksohet në analizën, është e rëndësishme ta shohim atë në kontekstin e kushteve aktuale dhe në çfarë duhet të fokusohet përbërja e re parlamentare për të krijuar një klimë të favorshme për luftën kundër korrupsionit.

Nevojitet një fokus në legjislacionin cilësor dhe mbikëqyrje të zgjeruar në sektorët me rrezik.

Ndërtimi i rezistencës institucionale, përkatësisht rezistenca e institucioneve ndaj presionit politik, është pjesë e rëndësishme e luftës kundër korrupsionit, thuhet në analizën dhe shtohet se paralelisht me miratimin e ligjeve të mira, Kuvendi duhet të përpiqet të mbështesë sa më shumë përpjekjet e institucioneve kundër korrupsionit për të ndërtuar rezistencë institucionale, por edhe për t'u ofruar kushte të favorshme për efikasitet në përmbushjen e përgjegjësive të tyre në luftën kundër korrupsionit;

Një faktor i rëndësishëm është mbrojtja e aktorëve të përfshirë në luftën kundër korrupsionit.

"Grupet e organizuara kriminale shpesh qëndrojnë pas marrëveshjeve korruptive, të cilat përbëjnë një rrezik serioz për sigurinë e aktorëve anti-korrupsion. Ndërsa lufta kundër korrupsionit përparon, këto rreziqe do të rriten. Është e rëndësishme që Kuvendi të njohë nevojën për të investuar në mbrojtjen ligjore dhe teknike të të gjithë aktorëve nën rrezik të vazhdueshëm, duke garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre, theksohet në “Anti-korrupsion 2030: analiza forsajt e së ardhmes dhe sfidat aktuale të korrupsionit”.

Përgjegjësinë qendrore për reformat e nevojshme, përveç Qeverisë, thuhet në përmbledhjen, e miraton Kuvendi nga cili pritet të jetë një korrigjues i vazhdueshëm i punës së institucioneve përmes mbikëqyrjes cilësore, duke vendosur qëllime dhe pritshmëri të qarta për sukses në luftën kundër korrupsionit.

Ky dokument për politika publike, nënvizojnë nga Instituti për Demokraci "Societas Civilis - Shkup" është pjesë e projektit "Nxitja e debatit për llogaridhënien dhe antikorrupsionin", qëllimi i të cilit është të kontribuojë në proceset reformuese në Maqedoninë e Veriut duke fuqizuar rolin e Kuvendit në luftën kundër korrupsionit dhe në krijimin e reformave në sundimin e ligjit, duke mundësuar dialog mes partive dhe të rinjve, si dhe mes deputetëve dhe shoqërisë civile. Projekti mbështetet nga Fondi Kombëtar për Demokraci. ls/

https://idscs.org.mk/wp-content/uploads/2023/06/B5_scenario_2023MKD.pdf

Foto; Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR