• e enjte, 05 shtator 2024

Gjashtë zjarre aktive, një nën kontroll, dje 40 zjarre në qiell të hapur

Gjashtë zjarre aktive, një nën kontroll, dje 40 zjarre në qiell të hapur

Shkup, 5 shtator 2024 (MIA) - Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informon se gjatë ditës së djeshme ka pasur gjithsej 40 zjarre nga të cilat gjashtë janë aktive, ndërsa një është nën kontroll.

Aktiv është zjarri mes fshatrave Peshtani - Kokre - Kalen - Dunje - Bonçe - Krushevicë - Vollkovë i cili po përhapet në të tri anët, nga fshati Bonçe drejt fshatin Krushevicë, Qafa e Slivës në fshatin Çumovë dhe në fshatin Peshtani. Digjet bimësi me kërcell të ulët, bar i thatë dhe pylje me pisha.

Sipas informacioneve të QMK-së, zjarri është nën kontroll në komunën e Çashkës në malin Mukos në drejtim të fshatit Stepanci, ndërsa në të njëjtën komunë zjarri është aktiv në afërsi të fshatit Omorani dhe vendin e quajtur Kadiica – fshati Oraov Dol ku digjet pyll i përzier.

Zjarre aktive ka edhe në komunën e Petrovecit ndërmjet fshatrave Gradmanci, Breznicë dhe Katllanovë, në komunën e Shtipit ndërmjet fshatrave Haxhi Hamzali – Edeklerci – Toplik, poligoni Krivollak, në komunën Çuçer-Sandevë ndërmjet fshatrave Tanushë dhe në vendin e quajtur Ramno dhe komunën e Dollnenit afër fshatit Desovë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR