• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në "Tabanoc" pritet rreth 20 minuta

Në

Shkup, 5 shtator 2024 (MIA) - Për shkak të frekuencës së rritur të automjeteve, në vendkalimin "Tabanoc" koha e pritjes për dalje nga shteti është rreth 20 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e jonë, nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informoi LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit, e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. bsh/

Foto: MIA arkiv

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR