• e premte, 06 shtator 2024

Inspektorët në terren për marzhin e pajisjeve shkollore

Inspektorët në terren për marzhin e pajisjeve shkollore

Shkup, 5 shtator 2024 (MIA) - Inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) do të kontrollojnë në terren nëse tregtarët e respektojnë vendimin e Qeverisë për kufizimin e marzhit më të lartë tregtar apo fitues për pajisjet shkollore në 5 për qind për shitje me shumicë dhe 10 për qind për me pakicë.

Vendimi vlen për: çantat e shpinës dhe çantat e dorës; fletore, blloqe, kolazhe; mjete shkrimi (lapsa dhe stilolapsa); ngjyrja prej druri; plastelinë, brumë modelimi, stilolapsa dhe markera; ngjyra me ngjyra të yndyrshme; tempera, akrilik, ngjyra uji dhe furça; vizore dhe materiale didaktike; mprehëse dhe gomë; gërshërë për fëmijë; futrola dhe aksesorë shkollorë; ngjitës dhe kompas, kalkulator, busulla dhe xham zmadhues.

"Tregtarët të cilët janë të përfshirë me Vendimin e Qeverisë për pajisje shkollore (Gazeta Zyrtare e RMV-së nr. 183/24), kanë obligim të harmonizojnë çmimet e produkteve. Nga nesër inspektorët do të jenë në terren dhe do të kryejnë kontrolle për të konstatuar nëse tregtarët kanë vepruar në përputhje me këtë vendim. Inspektorët do të veprojnë në kuadër të kompetencave të tyre që dalin nga Vendimi, e në përputhje me këtë edhe sipas Ligjit për Tregti, kumtoi ISHT.

Marzhi më i lartë tregtar (fitues) i përcaktuar nga Qeveria do të zbatohet deri më 20 tetor të këtij viti.

Mënyra se si do të trajtohet nëse ndonjëri nga tregtarët vepron në kundërshtim me Vendimin është paraparë në Ligjin e Tregtisë. Në rast se konstatohet shkelje e Vendimit, ISHT paralajmëron se do të vijojnë gjoba që dalin nga Ligji i Tregtisë. Gjobat variojnë nga 800 deri në 10 mijë euro, në varësi të madhësisë dhe llojit të tregtarit.

"Kujtoj se Inspektorati Shtetëror i Tregut do të veprojë ekskluzivisht në drejtim të kontrollit të çmimeve të përcaktuara me Vendim, por nuk ka kompetencë të veprojë dhe as të ndikojë në formimin e çmimeve në tregtinë me shumicë dhe pakicë. Siç kemi vepruar më parë, ashtu edhe tani, nuk do të ketë asnjë kompromis për askënd, ligji do të zbatohet njësoj për të gjithë dhe të gjithë tregtarët që mbulohen me Vendimin kanë obligim ta respektojnë atë", kumtoi ISHT.

Apelon të respektohet vendimi dhe u bën thirrje qytetarëve që nëse vërejnë parregullsi, menjëherë t'i lajmërojnë në Inspektoratin e Tregut.

"Punojmë në interes të qytetarëve dhe pikërisht për këtë është miratuar ky vendim, të parandalohet përfitimi personal dhe keqpërdorimi i qytetarëve”, thekson ISHT.

Raportim në inspektoratin e tregut mund të dorëzoni në numrin 191 ose www.dpi.gov.mk.

Qeveria e mori vendimin në kuadër të masës “Më pak shpenzime, më shumë për ty!” Ne kujdesemi”, për të ndihmuar familjet që kanë nxënës me qëllim që të ulen shpenzimet e blerjes së pajisjeve shkollore. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR