• e premte, 11 tetor 2024

Zjarret në pyjet Mukos dhe Babuna e ndotën ajrin në Veles

Zjarret në pyjet Mukos dhe Babuna e ndotën ajrin në Veles

Veles, 5 shtator 2024 (MIA) - Zjarret aktuale në rajonin e Velesit, në pyjet Mukos dhe Babuna në komunën e Çashkës, si dhe era që pa ndërprerë fryn në tre ditët e fundit, e ndotën ajrin në Veles, edhe pse janë 20-të kilometra nga qyteti. Instrumentet matëse të Ministrisë së Mjedisit Jetësor tregojnë vlera të larta të PM 10 grimcave në ajër, madje edhe deri katër herë më të larta nga 50mg/m3 maksimale të lejuara, kumtuan pasdite nga Komuna e Velesit.

Ata sqarojnë se të gjitha resurset janë përfshirë në shuarjen e zjarreve dhe se po bëhen përpjekje mbinjerëzore për t'i vënë nën kontroll.

Komuna e Velesit e ndjek gjendjen dhe është në koordinim të vazhdueshëm me Qendrën për Menaxhim me Krizat dhe Njësinë Territoriale të Zjarrfikësve.

Nga komuna apelojnë te qytetarët të përmbahen nga komentet e joargumentuara në rrjetet sociale, ndërsa nëse munden të qëndrojnë në hapësira të mbyllura dhe të mos dalin në ambient të hapur pa nevojë.

Ajri në Veles është veçanërisht i ndotur gjatë natës dhe në mëngjes, ka erë djegie, e cila shkakton kollë dhe probleme me frymëmarrjen tek disa qytetarë.  sa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR