• e shtunë, 12 tetor 2024

Mickoski - Fidan: Është konfirmuar partneriteti i fuqishëm, Shkupi dhe Ankaraja e përforcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe politik

Mickoski - Fidan: Është konfirmuar partneriteti i fuqishëm, Shkupi dhe Ankaraja e përforcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe politik

Shkup, 5 shtator 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot realizoi takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, ku biseduan për miqësinë shumëvjeçare mes dy vendeve, për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike, si dhe për përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.

Siç njofton shërbimi për shtyp i qeverisë, kryeministri Mickoski theksoi se bashkëpunimi ekonomik dhe politik ndërmjet dy vendeve është i një rëndësie të madhe dhe se ka nevojë për thellim të saj të mëtejmë. Në këtë kontekst u bisedua për mundësitë për rritjen e pjesëmarrjes së kompanive turke në ekonominë e Maqedonisë dhe për investime të reja nga Turqia.

Si aleatë të NATO-s, Mickoski dhe Fidan, e kanë theksuar rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në rajon, duke theksuar se diplomacia mbetet kyçe për zgjidhjen e të gjitha konflikteve.

"Mickoski theksoi se miqësia turke është e një rëndësie të madhe për vendin tonë, ndërsa komuniteti turk ka një kontribut të rëndësishëm në jetën shoqërore dhe ekonominë e Maqedonisë. Njëherit, u theksua se Turqia është një mbështetëse dhe mike e dëshmuar e vendit tonë dhe se ka hapësirë ​​për thellim të marrëdhënieve në disa fusha", thuhet në komunikatë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR