• e shtunë, 07 shtator 2024

Gjithsej 18 zjarre në ambient të hapur deri në orën 19, nëntë aktive

Gjithsej 18 zjarre në ambient të hapur deri në orën 19, nëntë aktive

Shkup, 5 shtator 2024 (MIA) - Gjatë ditës së sotme, deri në orën 19, ka pasur gjithsej 18 zjarre në ambient të hapur, nga të cilat aktive janë nëntë, informojnë sonte nga Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK).

Nga zjarret aktive, i pari është në territorin e komunës së Prilepit. Më aktiv është në fshatrat Shtavicë, Krushevicë, Peshtan dhe Prilepec, ku digjet bimësia e ulët, bari i thatë dhe pylli me pisha.

Në komunën e Çashkës, aktiv është zjarri në rajonin e fshatit Oraov Doll, ku digjet pylli i përzier.

Pylli i përzier digjet edhe në territorin e komunës Çuçer Sandevë, në rajonin e fshatit Tanushë, vendi i quajtur "Ramno".

Pylli me kërcell të ulët digjet në komunën e Petrovecit, te fshatrat Breznicë, Gradmanc dhe Katllanovë.

Pylli i përzier dhe bari i thatë digjen në komunat Dollnen dhe Saraj, në rajonet e fshatrave Desovë dhe Bukoviq.

Pylli me kërcell të ulët dhe bari i thatë digjen në fshatin Nivaqë të Tetovës. Digjet bari i thatë në Romanovcë të Kumanovës.

Zjarri i fundit aktiv është në rajonin e Shtipit, në fshatrat Haxhi Hamzali, Edeklerc, Toplik si dhe në poligonin "Krivollak", Digjet pylli me kërcell të ulët, dëllinjat dhe bari i thatë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR