• e diel, 13 tetor 2024

Koalicioni VLEN shpreh keqardhje për reagimet përplot mllef të BDI-së lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

Koalicioni VLEN shpreh keqardhje për reagimet përplot mllef të BDI-së lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

Shkup, 5 shtator 2024 

Partia në tentativë – Bashkimi Demokratik për Integrim, e cila për 20 vite nuk arriti të ndërtohet si parti e mirëfilltë politike me identitet dhe idelogji të qartë por ngeli duke bredhur herë majtas e herë djathtas, herë si marksist-leniniste e herë si parti e gjelbërt - varësisht se cilit partner maqedonas në qeveri duhej t’ia plotësonte qejfin, vazhdon me reagimet frustruese dhe me nxitjen e polarizimit të skenës politike në vend.

Këto reagime janë të pritshme dhe të kuptueshme – një strukturë parapolitike e cila për njëzet vite qëllim të vetëm e kishte qëndrimin në pushtet me çdo çmim, e ka të vështirë të përballet me rolin e opozitës dhe akoma më të vështirë të përballet me përgjegjësinë për korrupsionin politik të cilin e kishin kthyer në standard të qeverisjes së tyre.

Si strukturë në krizë të thellë të brendshme, e çorientuar dhe në ankth nga paralajmërimet për zbardhjen e aferave skandaloze korruptive të zyrtarëve të saj, në vend se të fokusohet në reformimin e rradhëve dhe pastrimin e korrupsionit, BDI vazhdon të sillet sikurse është ndonjë faktor relevant në skenën aktuale politike të vendit.

Sa i përket reagimeve lidhur me krizën në paralajmërim që mund ta prodhojë shfuqizimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ia rikujtojmë partisë në tentativë, ose më saktë, partisë së pushtetit të përjetshëm –
BDI-së, këto fakte:

-       Së pari, në 20 vitet e fundit shqiptarët në pushtet i ka përfaqësuar
VETËM BDI!  Për këtë arsye, PËRGJEGJËSIA PËR DËSHTIMET NË POLITIKAT e qeverisë i takon VETËM BDI-së dhe askujt tjetër!

-       Së dyti, BDI-ja, e ka trajtuar pushtetin si pronë të veten dhe e ka keqpërdorur atë vetëm për t’ia siguruar vetvetes dhe funksionarëve të saj të përjetshëm qëndrimin sa më të gjatë në pushtet!  Prandaj, pikërisht BDI ka lejuar që Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe të hyjë në zbatim pa u bërë i plotfuqishëm, pa u dekretuar nga Presidenti i vendit, dhe pa u publikuar në Gazetën zyrtare!


-       Së treti, Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe është miratuar në Parlament në kohën e Presidentit Gjorge Ivanov.  Për ata funksionarë të BDI-së që kanë memorie të shkurtër, po rikujtojmë se Gjorge Ivanov u bë
President pikërisht duke i falëmnderuar thirrjes publike nga selia e BDI-së të cilën Ali Ahmeti ia drejtoi strukturës së tij për ta votuar Ivanovin!


-       Së katërti, kaosi i shkaktuar me Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe është pasojë e drejtpërdrejtë e sjelljes kaotike dhe parapolitike të BDI-së përgjatë 20 viteve në pushtet!  Në këtë kaos do të shtojmë edhe
të gjitha punësimet e bëra formalisht dhe pa status gjatë fushatës parazgjedhore në mënyrë që të blejnë sa më shumë vota; të gjitha avancimet kundërligjore nga ministrat teknikë- përsëri që të blejnë sa më shumë vota; kaosin nëpër ministri; tenderimet kriminalo-korruptive; blerjen e tokave nga ana e funksionarëve partiakë aty ku do të kalojnë autostradat në mënyrë që të pasurohen edhe më shumë nga shpronësimi; blerjen e qendrave tregtare me para të popullit që të pasurohen nipat e liderit; futjen e bixhozit në jetët tona dhe rrënimin e parimeve themelore të familjes së shëndoshë që të bëhen milionera ministra e drejtorë të BDI-së; kaosin në shëndetësi në mënyrë që drejtorat e BDI-së të jetojnë sa më gjatë në kurriz të popullit dhe kjo listë nuk ka kufi.

Shqiptarët, për fat të keq, i ka poshtëruar dhe nënçmuar struktura e
cila thirrej në vlerat madhore të gjakut dhe të dëshmorëve.  

Për 20 vite, kjo strukturë që asnjëherë nuk u bë parti, ka marrë mandat në emër të ushtarëve e dëshmorëve, por ka qeverisur në emër të një grupi të funksionarëve të korruptuar.  Për të qëndruar në pushtet, kjo strukturë
parapolitike ishte e gatshme që ta ndryshojë stemën e shtetit, lejoi të ndryshojë imazhi i kryeqytetit, aminoi ndryshimin e librave të historisë e shkrimeve të Akademisë së shkencave!  

Në fund, kjo strukturë parapolitike, duke qenë në pushtet me LSDM-në, në fillim e shpëtoi nga burgu, e pastaj negocionte kthimin si hero nga ekzili të ish kryeministrit Nikolla Gruevski!

Për këto arsye dhe shumë e shumë të tjera të cilat do të zbardhen në vazhdimësi, Izet Mexhiti dhe shqiptarët që kuptuan mashtrimin kriminalo-korruptiv që po u bëhej e braktisën BDI-në, ndërsa udhëheqësia e saj, nga dëshpërimi, e mësuar me privilegjet e pushtetit, zgjodhi që nga një parti etnike të shndërrohet në parti multietnike!  Kriza e identitetit me humbjen e pushtetit din të prodhojë frustracione të rënda.

 

_______________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR