• e hënë, 23 dhjetor 2024

IDF: Arrestohet drejtori i spitalit Al Shifa për shkak të dhëshmive për aktivitete terroriste

IDF: Arrestohet drejtori i spitalit Al Shifa për shkak të dhëshmive për aktivitete terroriste

Gazë, 23 nëntor 2023 (MIA) - Forcat izraelite të mbrojtjes njoftuan se e kanë arrestuar drejtorin e spitalit më të madh në Gazë për shkak të dëshmive për aktivitete terroriste në objekt. Mjeku Muhamed Abu Salmija është marrë në pyetje.

"Në spitalin nën udhëheqjen e tij ka pasur aktivitet të përhapur terrorist të Hamasit. Pasi të përcaktojmë shkallën në të cilën ai ishte i përfshirë në aktivitete terroriste, do të vendosim për hapat e mëtejshëm", njoftoi IDF.

Trupat izraelite kanë kryer bastisje në spitalin Al Shifa javën e kaluar, duke pretenduar se ka qenë i shfytëzuar për qëllime të luftës nga Hamasi, gjë që grupi militant e mohoi.

"Rrjetin e tuneleve terroriste të Hamasit, të vendosur nën spital, e kanë shfytëzuar energjinë elektrike dhe resurset e institucionit shëndetësor. Përveç kësaj, Hamasi ka deponuar shumë armë në spital dhe në mjediset e kompleksit spitalor. Militantët e Hamasit kërkuan strehim në spital pas sulmit ndaj Izraelit më 7 tetor, me ç'rast kanë dërguar disa pengje aty", shtuan nga IDF. ss/

Foto: arkivi MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR