• e enjte, 15 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

HRW e ka akuzuar Izraelin për sulme joselektive ndaj civilëve

HRW e ka akuzuar Izraelin për sulme joselektive ndaj civilëve

Nju-Jork, 23 prill 2025 (MIA) - Hjuman Rajs Uoç e ka akuzuar Izraelin se gjatë luftës së tij të hapur me Hezbollahun në vjeshtën e vitit 2024 ka kryer sulme joselektive ajrore, duke e dhënë shembullin e një fshati në Libanin lindor, ku kanë humbur jetën 33 persona.

Marrëveshja për armëpushimin e arritur më 27 nëntor i ka dhënë fund më shumë se një vit armiqësive, duke përfshirë edhe luftën dymujore të hapur, mes izraelit dhe organizatës proirianiane Hezbollah, në të cilat janë vrarë më shzmë se 4.000 njerëz.

Sipas raportit të organizatës joqeveritare, më 25 shtator, një bombë ajrore amerikane ka goditur një ndërtesë banimi, me ç'rast kanë humbur jetën 23 anëtarë të një familje siriane në Junin, në libanin lindor.

Sulmi i dytë më 1 nënor ka shkatërruar një shtëpi në lagjen e njejtë, me ç'rast kanë humbur jetën 10 civilë, mes të cilëve pesë gra dhe një fëjmijë njvjeçar.

Sipas HRW "këto dy sulme paraqesin qartë sulme joselektive ndaj civilëve dhe duhet të hulumtohen si krime ushtarake".

Organizata joqeveritare nuk ka gjeur "asnjë dëshmi për aktivitet ushtarak ose qëllime ushtarake në dy lokacionet". mb/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR