• e mërkurë, 28 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Hamasi mirëpret tërheqjen e propozimit të Trampit për zhvendosjen e banorëve të Gazës

Hamasi mirëpret tërheqjen e propozimit të Trampit për zhvendosjen e banorëve të Gazës

Gazë, 13 mars 2025 (MIA) - Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Kasem, dje ka përshëndetur tërheqjen e presidentit amerikan Donald Tramp nga propozimi për shpërnguljen e përhershme të palestinezëve nga Gaza, duke i bërë thirrje Trampit që të përmbahet nga pajtueshmëria me vizionin e të “djathtës ekstreme sioniste”.

Deklarata e përfaqësuesit të Hamasit vjen pasi Trampi tha dje se "askush nuk po i dëbon palestinezët nga Gaza" si përgjigje e pyetjes gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin irlandez, Majkëll Martin.

“Nëse deklaratat e presidentit amerikan Tramp paraqesin tërheqje nga çdo ide e zhvendosjes së njerëzve nga Rripi i Gazës, ato janë të mirëseardhura”, ka thënë Kasem.

Muajin e kaluar, Trampi propozoi marrjen e Gazës nga SHBA, ku në sulmet ushtarake izraelite në 17 muajt e kaluar humbën jetën dhjetëra mijëra njerëz, pasi më parë propozoi që palestinezët në enklavë të zhvendosen përgjithmonë.

Taher Al-Nono, këshilltar politik i liderit të Hamasit, para disa ditësh konfirmoi bisedimet sekrete të drejtpërdrejta me SHBA-në në kryeqytetin e Katarit ku diskutuan lirimin e një shtetasi të dyfishtë amerikano-izraelit të mbajtur nga grupi militant në Gazë.

Ai shtoi se në takimet e liderit të Hamasit dhe negociatorit amerikan për pengjet, Adam Boler, kanë biseduar se si në etapa të zbatohet faza e marrëveshjes, qëllimi i së cilës është t'i jepet fund luftës midis Izraelit dhe Gazës.

Izraeli dhe Hamasi të shtunën sinjalizuan se po përgatiten për fazën tjetër të negociatave të armëpushimit, ndërsa ndërmjetësit rifilluan bisedimet për vazhdimin e armëpushimit 42-ditor që filloi në janar.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR