• e enjte, 27 qershor 2024

Gyler turku më i ri i cili ka shënuar gol në KE

Gyler turku më i ri i cili  ka shënuar gol në KE

 Dortmund, 19 qershor 2024 (MIA)  - Reprezentuesi turk Arda Gyler ka shënuar gol në ndeshjen e djeshme me Gjeorgjinë (3:1) në Kampionatin Evropian të futbollit 2024.

 Mesfushori i Real Madridit iu bashkua listës së golashënuesve në moshën 19 vjeç e 114 ditë dhe u bë lojtari më i ri turk që ka shënuar në Kampionat  Evropian apo Botëror.

 Gyler e tejkaloi edhe arritjen e portugezit Kristiano Ronaldo, i cili më parë ishte golashënuesi më i ri në një ndeshje debutuese në KE.

 Në të njëjtën kohë, Gyler shënoi golin e dytë në ndeshjen e tij të 8-të për kombëtaren turke.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR