• e enjte, 27 qershor 2024

Milani dëshiron që ta huazojë Llukakun nga Çellsi

Milani dëshiron që ta huazojë Llukakun nga Çellsi

Milano, 26 qershor 2024 (MIA) - Milani është i interesuar që të huazoj sulmuesin e Çellsit, Romelu Llukaku, ka publikuar insajderi Xhanula Di Marcio.

Përfaqësuesit e “Rosonerëve” kanë qenë në kontakt me klubin londinez të 31-vjeçarit belg.

Klubi nga Milano po përpiqet të zbulojë se në çfarë kushtesh është i mundur transferimi.

Sezonin e kaluar, Llukaku luajti për Romën në formë huazimi, duke luajtur 47 ndeshje për Romakët në të gjitha garat, shënoi 21 gola dhe katër asistime.

Portali Transfermarkt ka vlerësuar vlerën e sulmuesit në 30 milionë euro. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR