Spaleti i kërkoi falje gazetarit për vërejtjen e vrazhdë në konferencën për media
- - Përzgjedhësi i Italisë, Luçiano Spaleti i kërkoi falje gazetarit për deklaratën e tij të vrazhdë.
- Post By Fitore Curri
- 13:50, 26 qershor, 2024

Berlin, 26 qershor 2024 (MIA) - Përzgjedhësi i Italisë, Luçiano Spaleti i kërkoi falje gazetarit për deklaratën e tij të vrazhdë.
Në konferencën për media pas barazimit (1:1) me Kroacinë të hënën, gazetari i Radio 24, Dario Riçi, pyeti nëse përbërja e fillimit është rezultat i marrëveshjes mes përzgjedhësit dhe ekipit.
Spaleti ishte i acaruar me këtë pyetje dhe u përgjigj: "Sa vjeçar je? 51? Ke edhe 14 vjet të arrish moshën time, unë kam 65 vjet".
Riçi më vonë njoftoi se Spaleti i ishte lajmëruar dhe kishte kërkuar falje.
Në zgjidhjen e situatës mori pjesë kryetari i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina. fc/
Fotografia: EPA