• e enjte, 27 qershor 2024

Sanjol: Ronaldo është një nga më të mirët në histori, është në nivelin e njëjtë si Pele, Maradona dhe Zidani

Sanjol: Ronaldo është një nga më të mirët në histori, është në nivelin e njëjtë si Pele, Maradona dhe Zidani

Gelzenkirhen, 26 qershor 2024 (MIA) - Përzgjedhësi i përfaqësueses së futbollit të Gjeorgjisë Vili Sanjoll e ndau mendimin e tij për sulmuesin portugez Kristiano Ronaldo.

Francezi luajti kundër portugezit në Kampionatin Botëror në Gjermani në vitin 2006. 

"Nuk e di nëse kjo më bën mua më të vjetër apo atë. Në vitin 2006, ai ishte ende shumë i ri, megjithëse tashmë kishte një sërë cilësish interesante. E mbaj mend si lojtar që sa herë që merrte topin donte të krijojë diçka. Po flasim për një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit - në të njëjtin nivel me Pelen, Maradonën, Zidanin. Dallimi është se ai ka arritur majat e futbollit, por ende po luan dhe tregon rezultate", deklaroi Sanjol për "Telegraf".

Portugalia dhe Gjeorgjia në Gelzenkirhen nga ora 21 do ta luajnë ndeshjen e xhiros së 3-të në grupin F të Euro 2024. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR