• e premte, 30 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Gutereshi i bëri thirrje Izraelit të lejojë dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës

Gutereshi i bëri thirrje Izraelit të lejojë dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës

Nju-Jork, 10 prill 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh në një postim në rrjetin social "X" ka shkruar se Izraeli duhet të lejojë qasje të papenguar të ndihmës humanitare në Rripin e Gazës, e cila është e bllokuar në pikat e kontrollit. 

"Izraeli, si forcë okupuese, ka detyrime të qarta sipas të drejtës ndërkombëtare, përfshirë të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe ligjin për të drejtat e njeriut. Pavarësisht kësaj, ndihma humanitare nuk mund të hyjë në Rripin e Gazës. Në ndërkohë, ushqimi, Ilaçet dhe strehimoret po grumbullohen në vendkalime, ndërsa furnizimet jetike janë bllokuar. Është e nevojshme të sigurohet qasje e papenguar e ndihmës humanitare", theksoi Gutereshi. 

Ai theksoi se përveç kësaj punonjësve humanitarë duhet t'u sigurohet mbrojtje sipas të drejtës ndërkombëtare. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR