Edhe një provincë tjetër kanadeze shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve pyjore
- Qeveria rajonale e Kanadasë në provincën e Saskaçevanit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, përderisa zjarret pyjore vazhdojnë të përhapen në rajonet veriore të saj, duke zhvendosur mijëra njerëz.
- Post By Fami Bajrami
- 08:50, 30 maj, 2025
Otavë, 30 maj 2025 (MIA) - Qeveria rajonale e Kanadasë në provincën e Saskaçevanit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, përderisa zjarret pyjore vazhdojnë të përhapen në rajonet veriore të saj, duke zhvendosur mijëra njerëz.
"Sot kemi shpallur gjendje të jashtëzakonshme në gjithë territorin e provincës, pasi që zjarret vazhdojnë të kërcënojnë bashkësitë tona dhe kanë detyruar mijëra banorë tanë të largohen nga shtëpitë e tyre", shkroi në X Skot Mo, kryeministri i Saskaçevanit.
Ai shtoi se kjo i lejoi autoriteteve të mobilizonin "resurset e nevojshme për të evakuuar në mënyrë të sigurt banorët e Saskaçevanit dhe për të mbrojtur bashkësitë".
Kjo mund të përfshijë kërkimin e resurseve shtesë nga Otava, siç janë personeli, pajisjet dhe përdorimi i armatës, sipas televizionit kombëtar kanadez CBC.
Agjencia e sigurisë publike të Saskaçevanit kumtoi se që nga mbrëmja e së enjtes sipas orës lokale, ka pasur 16 zjarre pyjore aktive në provincë, tre prej të cilave konsiderohen që janë vënë nën kontroll.
Provinca kanadeze e Manitobës e vendosur në lindje të Saskaçevanit të mërkurën shpalli gjendje të jashtëzakonshme pasi që zjarret detyruan rreth 17.000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre. rq/
Foto: EPA