• e premte, 05 dhjetor 2025

Të paktën tetë të lënduar në një sulm rus me dron në Harkov

Të paktën tetë të lënduar në një sulm rus me dron në Harkov

Kiev, 30 maj 2025 (MIA) - Ushtria ruse ka kryer një sulm të madh me dron në qytetin lindor ukrainas Harkov, kumtuan autoritetet lokale sot në mëngjes. 

Të paktën tetë persona janë lënduar në sulmn, në mesin e të cilëve edhe dy adoleshentë, shkroi guvernatori ushtarak Oleh Sinehubov në Telegram. 

Sulmi, i cili përfshinte të paktën tetë dronë luftarakë, kishte në shënjestër një "ndërmarrje bashkiake", tha kryebashkiaku, Ihor Terehov, pa dhënë detaje shtesë. Ai shtoi se në hapësirat e kompanisë kishte shpërthyer një zjarrr i madh. 

Ushtria ruse me javë të tëra ka intensifikuar sulmet e saj ndaj qyteteve të mëdha ukrainase, ku civilët janë më së shumti të goditur nga dhuna, që filloi në shkurt të vitit 2022, kur Rusia nisi një pushtrim të plotë në Ukrainë. ls/

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR