• e shtunë, 29 qershor 2024

Guardiola nuk është i shqetësuar për eliminimin e Sitit nga Kupa e ligës

Guardiola nuk është i shqetësuar për eliminimin e Sitit nga Kupa e ligës

Njukasëll, 28 shtator 2023 (MIA) – Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola nuk është i shqetësuar pas eliminimit të "Qytetarëve" nga Kupa e ligës.

Mançester Siti mbrëmë humbi 1:0 nga Njukasëll dhe nuk arriti të kualifikohet në fazën e 1/16-ës së EFL.

"Mendoni se objektivat tona ishin katër tituj? Kurora e trefishtë është më se e kënaqshme për ne", tha trajneri i Sitit.

“Qytetarët” për të tretën herë radhazi nuk arritën as në gjysmëfinale të kësaj gare.

Sezonin e kaluar, më i suksesshmi në historinë e klubit, Mançester Siti fitoi Premier ligën, Ligën e kampionëve dhe FA Kupën. 

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR