Arsenali me humbje nga Njukasëlli e vazhdoi krizën e rezultateve
- Në ndeshjen e parë të xhiros së dhjetë të kampionatit anglez në futboll, Njukasëll në terren vendor e mposhti sot pasdite Arsenalin me rezultat 1-0 (1-0).
- Post By Arta Bunjaku
- 17:20, 2 nëntor, 2024

Njukasëll, 2 nëntor 2024 (MIA) - Në ndeshjen e parë të xhiros së dhjetë të kampionatit anglez në futboll, Njukasëll në terren vendor e mposhti sot pasdite Arsenalin me rezultat 1-0 (1-0).
Shënues i golit të vetëm të ndeshjes ishte Isak në minutën 12-të, kur me kokë në mënyrë të shkëlqyeshme e rikahëzoi shtimin e Gordonit në rrjetë.
Me këtë fitore Njukasëll kërceu në vendin e tetë me 15 pikë, tre më pak se Arsenali në vendin e tretë, i cili të tretën xhiro me radhë është pa fitore.
Mançester Siti është në krye me 23 pikë, një më shumë nga Liverpulli që është në vendin e dytë. ab/
foto: Fejsbuk