• e premte, 06 dhjetor 2024

Nejmari u lëndua në ndeshjen e dytë pas kthimit në terren

Nejmari u lëndua në ndeshjen e dytë pas kthimit në terren

 Riad, 5 nëntor 2024 (MIA) - Futbollisti i Al Hilalit, Nejmari, është lënduar në ndeshjen e mbrëmshme me Estegalin të Ligës së Kampionëve të Azisë.

 Braziliani  hyri në lojë në minutën e 58-të, por u zëvendësua 29 minuta më vonë. Kjo ndeshje ishte e dyta për të pas rikuperimit nga një dëmtim në gju. Nejmari pauzoi  që nga 18 tetori i vitit 2023.

 "Ndjeva një ngërç shumë të fortë. Do ta kontrollojmë dhe shpresojmë se nuk është asgjë serioze. Është normale që kjo të ndodhë një vit pas atij lëndimi, mjekët më kanë paralajmëruar tashmë, ndaj duhet të jem i kujdesshëm", deklaroi Nejmari.

Al Hilali fitoi me 3:0, tre golat i shënoi Aleksandar Mitroviq. 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR