• e hënë, 04 nëntor 2024

NBA: Embid nën hetim pasi që shtyu një gazetar

NBA: Embid nën hetim pasi që shtyu një gazetar

Nju-Jork, 3 nëntor 2024 (MIA) - Ylli NBA-së i ekipit Filadelfia 76, Xhoel Embid u ndesh me raportuesin e mediumit lokal "Filadelfia Inkuajer", markus Hejs pas disfatës së mbrëmshme në terren vendor nga Memfisi me rezultat 107-124, pasi që së pari verbalisht, e më pas Embid fizikisht e shtyu raportuesin, pas çka NBA kumtoi se na inicuar hetim për incidentin.

EMbid, i cili për shkak të lëndimit nuk luajti në fillim të sezonit të ri, reagoi sepse Hejs në një prej shkrimeve të tij ia përmendi djalin dhe vëllain e vdekur të lojtarit. Në të njejtin shkrim, Hejs, gjithashtu, e kritikoi Embid për shkak të problemeve të shumta me lëndimet, si dhe profesionizmin e tij.

"Herën tjetër kur do ta përmendni vëllain to]im të ndjerë apo djalin tim, do të shihni se ç'do t'u bëj. Dhe do të mund të jetoj me pasojat", deklaroi Embid, i cili nuk e mori parasysh kërkim-faljen e Hejsit.

"Jemi të vetëdijshëm për incidentin në zhveshtoren e Filadelfisë dhe do të fillojmë hetim", kumtoi NBA.

"Këtë situatë e marrim seriozisht dhe po e hetojmë, ndërkaq tashmë kemi kontaktuar me ligën", deklaroi kreu i operacioneve basketbollise në Filadelfia, Deril Mori. ab/

FOTО: X

QËNDRONI TË LIDHUR