• e hënë, 01 korrik 2024

Guardiola: Duhet të fitojmë në tetë ndeshjet që kanë mbetur dhe të presim

Guardiola: Duhet të fitojmë në tetë ndeshjet që kanë mbetur dhe të presim

Mançester, 6 prill 2024 (MIA) - Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola ka siguruar se ekipi i tij është plotësisht i fokusuar në ndeshjen e ardhshme me Kristall Pallasin si mysafir të shtunën.

Siti është i treti në tabelën e Premier ligës angleze me 67 pikë, një më pak se Arsenali në vend të dytë dhe tre më pak se lideri Liverpuli.

"Klasa kundërshtare është ajo që është. Prandaj duhet të vazhdojmë të përpiqemi për sukses dhe në fund ta kemi të qartë se skuadra ishte pjesë e luftës për titull. Kjo është e sigurt. Nëse nuk e bëjmë punën tonë, kjo nuk do ta zgjidh problemin. Duhet të fitojmë tetë ndeshjet tona të mbetura dhe të presim. Nëse ndodh kjo do të jetë mirë, por ne nuk mund ta kontrollojmë situatën. Ne kontrollojmë vetëm fatin e ndeshjeve tona. Kjo është kjo", tha Guardiola.

Sulmuesi Erling Haland, golashënuesi më i mirë në Premier ligë me 18 gola dhe plejmejkeri Kevin de Brujne mbetën jashtë skuadrës për fitoren e tyre në shtëpi ndaj Aston Villës të mërkurën, ndërsa Pep Guardiola deklaroi se ende nuk ka vendosur nëse do t'i përfshijë në formacionin startues për ndeshjen me Kristall Pallasin.

"Ende nuk e di. Më duhet të mendoj. Kemi aq shumë ndeshje. Luajmë më pak se dy ditë e gjysmë pas ndeshjes sonë të fundit. Disa lojtarë rikuperohen më shpejt se të tjerët", komentoi eksperti spanjoll.

Foto: arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR