• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gordana Siljanovska Davkova fitoi në zgjedhjet parlamentare, VMRO-DPMNE fitoi 58 mandate të deputetëve

Gordana Siljanovska Davkova fitoi në zgjedhjet parlamentare, VMRO-DPMNE fitoi 58 mandate të deputetëve

Shkup, 9 maj 2024 (MIA) - Me fitoren e Gordana Siljanovska Davkovës dhe të VMRO-DPMNE-së, sipas rezultateve fillestare të KSHZ-së përfunduan zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në vend. Të gjithë pjesëmarrësit, si dhe anëtarët e Komisionit shtetëror zgjedhor vlerësuan se zgjedhjet kaluan në atmosferë të qetë dhe demokratike.

Pas numërimit të 99,82 për qind të fletëvotimeve, Siljanovska Davkova fitoi 560.170 vota (65,14%) ndërsa kundërkandidati i saj Stevo pendarovski nga LSDM 251.541 (29,25%). Siljanovska Davkova është gruaja e parë presidente në vend. Në deklaratën e dhënë në konferencën e mbrëmshme për shtyp në Shtabin qendror zgjedhor të VMRO-DPMNE-së, ajo premtoi se do të jetë presdiente e të gjithë qytetarëve.

"Unë pohoj se do të sillem si presidente e të gjithë qytetarëve. Kjo do të thotë e të gjitha grupeve etnike, e të gjithë anëtarëve të partive, e atyre të cilët nuk janë në parti, sepse nuk mundet asnjë president të synojë unitetin, nëse mban linja partiake", deklaroi Siljanovska Davkova.

Кандидатката на ВМРО-ДПМНЕ Гордана Сиљановска Давкова е победник во вториот круг од претседателските избори. По преброени 95 отсто од гласачките ливчиња, Сиљановска Давкова освоила 524.658 гл

Në konferencën e mbrëmshme për media në Shtabin Qendror Zgjedhor të VMRO-DPMNE-së, Siljanovska Davkova tha se portat e, siç tha, "zyrave të huazuara qytetare" janë të hapura për të gjithë.

"Atë që e premtova në fushatën para zgjedhjeve, duke filluar nga zyrat popullore, përmes paraqitjeve në Parlament, përmes personaliteteve në Këshillin Gjyqësor, Gjykatën Kushtetuese dhe Këshillin e Sigurisë, se do t'i kryej në bazë të profesionalizmit, kompetencës dhe nuk do ta harroj diversitetin", tha ajo.

Siç shtoi, duhet të bëjmë përpjekje t'i japim fund ballkanizimit, t'i ndihmojmë njëri - tjetrit, të jemi politikanë.

"Për këtë duhet të fillojmë të kuptohemi mes vete, të ndihmohemi, të mos kërkojmë veto, por të kërkojmë mbështetje", tha ajo, duke shtuar se rrugët e saj prijnë së pari në Ballkan, ndërsa Brukseli, siç shtoi, nuk lihet anash.

Siljanovska Davkova potencoi se do t'i mbrojë interesat shtetërore dhe kombëtare.

Kundërkandidati i mbështetur nga LSDM dhe Koalicioni, i cili garoi për mandat të dytë, Stevo Pendarovski i uroi fituesit dhe u dëshiroi punë të suksesshme në katër vitet në vijim, përkatësisht pesë vite, duke cekur se rezultatet janë të qarta dhe se nuk ka ndërmend t'i arsyetojë më hollësisht.

- Rezultatet janë të qarta dhe nuk kam për qëllim që në hollësi t'i sqaroj, dua t'i uroj fituesit dhe tu dëshiroj punë të suksesshme në katër, gjegjësisht pesë vitet e ardhshme, deklaroi sont

"Koncepti im për Maqedoni multietnike plotësisht e integruar në strukturat euro-atlantike për fat të keq nuk mori mbështetje dhe jam i bindur thellë se vetëm e tillë Maqedonia mund të jetë e sukseshme", tha Pendarovski.

Jam i bindur thellë, vazhdoi Pendarovsi, se vetëm e tillë Maqedonia mund të jetë e suksesshme, dhe ndërgjegjja ime është e pastër, por nuk besoj se e kanë të pastër ata të cilët penguan mijëra qytetarë që ta marrin edhe fletën e dytë dhe të votojnë për zgjedhjet presidenciale, duke iu referuar bojkotit të zgjedhjeve presidenciale. 
Pendarovski i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit që mundësuan që kjo ditë zgjedhore të zhvillohet në atmosferë demokratike, ndërsa për disa shkelje, theksoi ai, ua lëmë institucioneve kompetente që ta zgjidhin këtë. 

Lidhur me zgjedhjet parlamentare, nga 99,27% të votave të numëruara, Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE fitoi 58 mandate për përbërjen e re të Kuvendit. Pas saj është koalicioni i Frontit evropian, kryesuar nga BDI me 19 mandate deputetësh, Koaliconi i kryesuar nga LSDM ka 18, koalicioni VLEN 13, E Majta dhe partia ZNAM nga gjashtë vende deputetësh.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deklaroi se së shpejti do të fillojnë negociatat me partitë opozitare për koalicionim dhe tha se është i bindur se do të formojnë Qeveri në një kohë sa më të shkurtër dhe se procesi do të jetë transparent.

"Jemi në një fazë të avancuar të bisedimeve për një pako të fortë investimi që do të ndihmojë ekonominë. Këtë nuk desha ta shpall para fushatës për të mos u politizuar e njëjta, por prisni që në 100 ditët e para shumë lajme të mira për qytetarët dhe ekonominë e Maqedonisë", shtoi ai.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deklaroi se së shpejti do të fillojnë negociatat me partitë opozitare për koalicionim dhe tha se është i bindur se do të formojnë Qeveri në një k

Në konferencën e mbrëmshme për media në selinë e partisë, Mickoski theksoi se sonte janë mposhtur "krimi, korrupsioni dhe paaftësia".

"Janë mposhtur edhe tradhtitë, përçarjet, ata qindra njerëz nga BDI dhe LSDM që mendonin se janë zotër të jetëve tona. Ata sot kanë dhembje koke, ka pse. Do të përgjigjen deri te i fundi. Secili që ka kryer krim dhe ka kryer korrupsion duhet të mbajë përgjegjësi që do të bazohet në drejtësi dhe ligje", tha Mickoski duke shtuar se është triumfuar ndaj bojkotit të BDI-së.

Sipas tij, populli tregoi se nuk do të lejojë që individët të krijojnë kriza dhe të mbrohen përmes institucioneve.

"Populli iu dha leksionin më të rëndësishëm dhe e shpëtoi vendin e tij. Kjo gjeneratë ka mundësinë unike për të krijuar një kapitull të ri në të cilin Maqedonia do të jetë krenare dhe Maqedonia do të jetë e juaja dhe do të ketë një të ardhme që do të bazohet në vlera dhe shpresë. Do ta kthejmë shpresën dhe sonte kemi arsye për të festuar", tha ai.

Rezultati i sotëm është zhgënjyes, LSDM-së i është dhënë goditje e rëndë, tha kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski në konferencën për media në selinë e partisë rreth rezultateve zgjedhore ng

Rezultati i sotëm është zhgënjyes, LSDM-së i është dhënë goditje e rëndë, tha kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski në konferencën për media mbrëmë në selinë e partisë rreth rezultateve zgjedhore nga zgjedhjet e dyfishta dhe paralajmëroi proces të konsolidimit të partisë dhe zgjedhje të reja për kryetar dhe udhëheqësi të partisë.

Ai i vlerësoi zgjedhjet si korrekte dhe të lira, të organizuara sipas standardeve evropiane dhe ky është një hap i madh përpara si rezultat i lirisë së mediave dhe paqes dhe stabilitetit që kemi vendosur në vitet e kaluara. Ai i uroi fitoren konkurrentit politik VMRO-DPMNE dhe kryetarit të tyre Hristijan Mickoski si dhe Gordana Siljanovska Davkovës për zgjedhjen si presidente duke i dëshiruar që ta kryejë funksionin sipas kompetencave kushtetuese dhe përkushtimit euroatlantik.

Ai përgëzoi edhe qytetarët dhe anëtarësinë e LSDM-së ku edhe përkundër rezultateve të raundit të parë, dolën të votojnë me dinjitet dhe ndihmuan në arritjen e censusit për zgjedhjen e presidentit.
"LSDM përsëri tregoi patriotizëm dhe përgjegjësi për të qindtën herë. Më lehtë ishte që pas gjithë atyre akuzave dhe sulmeve të rreme nga VMRO-DPMNE të mos e mobilizonim anëtarësinë tonë për mosvotim në zgjedhjet presidenciale, por nuk ramë në atë kurth. Dëshmuam se Maqedonia është më me rëndësi për ne dhe kështu do të jetë gjithmonë. Rezultati i sotëm është zhgënjyes. LSDM-së i është dhënë goditje e rëndë jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga simpatizantët dhe mbështetësit e partisë. Në periudhën e ardhshme do të duhet më seriozisht dhe më thellë të gjejmë burimin dhe arsyet e këtij rezultati humbës", tha Kovaçevski. 

Ai paralajmëroi proces të konsolidimit të partisë dhe bëri thirrje për zgjedhje të reja të të gjitha organeve partiake, duke filluar nga kryetari i partisë, udhëheqësia e deri te të gjitha organet e partisë.

"Nuk kam dyshim se shumë qytetarë sonte ndjejnë frikë, frikë nga pushteti i tepruar që ka një parti e cila njihet për shpërdorim të forcës. LSDM dhe koalicioni duhet të jenë një opozitë e fortë, e përgjegjshme dhe burrështetase", tha Kovaçevski.

Ai shtoi se viti i ardhshëm është një mundësi për vendin që të vazhdojë integrimin evropian dhe nënvizoi se nëse humbet ai shans mund të humbet edhe një dekadë, por ndoshta një gjeneratë tjetër.

"LSDM do të sillet me përgjegjësi, por topi tani është në duart e qeverisë së re të udhëhequr nga Hristijan Mickoski", tha Kovaçevski duke paralajmëruar mbi pasojat e përpjekjeve të mundshme për të bllokuar rrugën e Evropës dhe duke potencuar se vendi i Maqedonisë është në NATO dhe BE.

DUI leader Ali Ahmeti at a press conference late on Wednesday said the “European Front” coalition is now the second largest political force in North Macedonia.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në paraqitjen e tij para mediave në selinë e partisë në Tetovë tha se Fronti evropian është forca e dytë në shtet pas zgjedhjeve të sotme.

“Legjitimitetin na e kanë dhënë qytetarët, shumica e shqiptarëve dhe komuniteteve të vogla si turqit, boshnjakët dhe romët të cilët i falënderoj dhe është hapi i parë drejt stazave të gjata të Frontit evropian deri në anëtarësim të plotë në BE”, tha ai.

Sipas Ahmetit, sot shteti më shumë se kurrë ka nevojë për stabilitet, paqe, zero probleme me fqinjët, sundim të ligjit dhe fillim të negociatave dhe hapjen e kapitullit të parë dhe mbledhjeve ndërqeveritare për fillim zyrtar të anëtarësimit në BE.

“Mbetemi fronti i fortë i misionarëve deri në realizimin e qëllimeve finale për anëtarësim në BE”, ka thënë ai.

Në pyetjen për të komentuar fitoren e VMRO-DPMNE-së, Ahmeti tha se duhet të priten rezultatet finale nga KSHZ-ja, por ia uroi fitoren Mickoskit.

Në pyetjen nëse dhe çfarë opozite do të ishin, duke pasur parasysh rezultatin e VMRO-DPMNE-së, Ahmeti përsëriti se duhet të respektohen votat e fituara.

Koalicioni VLEN doli fitues në të gjitha komunat me shumicë shqiptare. Nga nesër fillojnë negociatat për qeverinë e re mes VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN. Urime të gjithë shqiptarëve, uri

Koalicioni VLEN doli fitues në të gjitha komunat me shumicë shqiptare. Nga nesër fillojnë negociatat për qeverinë e re mes VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN. Urime të gjithë shqiptarëve, urime të gjithë qytetarëve, deklaroi mbrëmë Bilall Kasami nga Lëvizja BESA.

Kjo, sipas Kasamit është rezultat i ardhjes së mërgimtarëve tanë.

"Koalicioni VLEN është fitues absolut te shqiptarët. Kjo si rezultat i ardhjes së mërgimtarëve tanë. Prandaj ju them 100 mijë herë ‘faleminderit, faleminderit, faleminderit!’ të gjithë atyre që erdhën dhe bënë ndryshimin në atdhe!”. Prandaj në emër të 100 mijë votave koalicionit VLEN ju themi faleminderit", tha Kasami.

Sipas analizave që kemi, Kasami tha se me gjasë do të dalin me të njëjtin numër deputetësh sa koalicioni i BDI-së.

"Diferenca në vota nuk do të kalojë 10 mijë", thekson Kasami. 

Лидерот на политичката партија „Левица“ Димитар Апасиев вечерва соопшти дека имаат освоени шест пратенички мандати на парламентарните избори и дека очекуваат да освојат уште еден пратенички м

Lideri i partisë "E Majta" Dimitar Apasiev mbrëmë ka kumtuar se në zgjedhjet parlamentare kanë fituar gjashtë mandate deputetësh dhe se presin të marrin edhe një mandat deputeti.

Në Njësinë zgjedhore një, siç informoi ai në konferencë për media, kanë dy deputetë, në të dytën një deputet, në njësinë tre një është i sigurt dhe se luftojnë për një mandat tjetër deputeti për të cilin në pyetje janë 200 deri në 300 vota, në njësinë e katërt një deputet dhe në njësinë e pestë zgjedhore një deputet.

Ai paralajmëroi se kërkesa e parë e “Të Majtës” do të jetë vendosja e një njësie zgjedhore, ndërsa ka paralajmëruar edhe debat të ashpër në Kuvend.

"E majta do të vazhdojë më fortë, pesë herë më e fortë se tani, sepse secili prej deputetëve tanë vlen sa dhjetë prej tyre. Le ta dinë se i pret ferri në Kuvend me deputetët tanë luftarak", ka thënë Apasievi. 

Претседателот на Движењето ЗНАМ Максим Димитриевски вечерва на прес-конференција одговорајќи на новинарско прашање во однос на можните идни коалиции, посочи дека дополнително ќе ги разгледат

Lëvizja ZNAM sonte shkroi historinë për Maqedoninë tonë. Konfirmuam minimum grup parlamentar dhe diku rreth 60 mijë vota. Do të jemi me qytetarët dhe do të punojmë për qytetarët, tha mbrëmë kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski.

Ai ka uruar qytetarët e vendit të cilët, siç tha, treguan “sens” për shtetin.

"Maqedonia zgjodhi president. Dua ta përgëzoj profesoreshën Gordana Siljanovska Davkova për fitoren e madhe dhe t'i uroj mandat të suksesshëm, ta udhëheq Maqedoninë në drejtimin e duhur, të jetë këtu gjithmonë pranë qytetarëve sepse lufta jonë është dhe do të jetë për qytetarët. Më lejoni ta përgëzoj edhe VMRO-DPMNE-në për fitoren bindëse që siguruan", tha Dimitrievski.

Ai beson se këto zgjedhje do të jenë leksion shtesë për të gjitha subjektet tjera politike që gravitojnë në skenën politike.

"Me krenari mund të konfirmoj se ZNAM nga sonte e fillon luftën e saj për një Maqedoni të dinjitetshme", nënvizoi Dimitrievski.

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR