Mickoski dhe Nikollovski për ratifikimin: Kjo është marrëveshje historike për Maqedoninë, ndryshimet po ndodhin
- Kryeministri Hristian Mickoski e prëshëndeti ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore që u votua sot në Kuvend.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:23, 28 maj, 2025
Shkup, 28 maj 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski e prëshëndeti ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore që u votua sot në Kuvend.
"Kaloi në Kuvnd Marrëveshja për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar. Kjo është aleancë e fuqishme me një prej shteteve më të fuqishme. Kjo sjellë prëfitime ekonomike dhe politike për të ardhmen e përbashkët të të gjithë qytetarëve tanë!. Ndryshimet po ndodhin", shkroi kryeministri Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski gjithashtu e përshëndeti ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.
"Është votuar Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore. Kjo Marrëvehsje është me rëndësi historike për Maqedoninë dhe zhvillimin e shtetit", shkroi zëvendëskryeministri Nikollovski në profilin e tij në Fejsbuk.
Me këtë marrëveshje, thekson Nikollovski, i cili e vendosi nënshkrimin në marrëveshje javën e kaluar në Londër në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, konfirmohet partneriteti mes dy shteteve.
"Bashkarisht do të bëjmë projekte të mëdha dhe do ta bëjmë Maqedoninë vend shumë më të mirë për jetesë", sëndron në statusin e zëvendëskryeministrit Nikollovski në Fejsbuk.
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski dhe ministri britanik i Ekonomisë dhe Eksportit, Geret Tomas më 22 maj në Londër e nënshkruan Marrëveshjen lidhur me partneritetin për realizim të objekteve infrastrukturore, me të cilën vendi merr në dispozicion vëllimin më të madh historik të mjeteve prej pesë miliardë funeve për realizim të projekteve kapitale.
Që të bëhet efektive, marrëveshja duhet të miratohet nga Qeveria e Britanisë së Madhe. Më pas fillojnë bisedimet dhe negociatat zyrtare për realizim të projekteve.
"Ambicia ime është se gjatë verës do të kemi marrëveshje, ndërkaq vonë në vjeshtë edhe punë në terren", tha zëvendëskryeminsitri Nikollovski lidhur me Marrëveshjen. ab/
Fotо: Printskrin FB i Mickoskit dhe Nikollovskit