• e enjte, 16 maj 2024

Gordana Siljanovska Davkova është fituese e zgjedhjeve presidenciale

Gordana Siljanovska Davkova është fituese e zgjedhjeve presidenciale

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova është fituese në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Pas numërimit të 95 për qind të votave, Siljanovska Davkova ka fituar 534.924 vota (65,03%), ndërsa kundërkandidati i saj Stevo Pendarovski nga LSDM 241.022 (29,30%).

Është plotësuar censusi për zgjedhjen e presidentit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Kodi zgjedhor parashikon që për kryetar shteti zgjidhet kandidati që merr shumicën e votave, nëse në qendrat e votimit dalin mbi 40 për qind e votuesve të regjistruar. Pjesëmarrja në votimin e sotëm, sipas informacioneve të fundit nga KSHZ-ja ka qenë 46,38 për qind.

Konform afatit për zgjedhjet presidenciale, rezultatet fillestare të zgjedhjeve të marra në mënyrë elektronike, KSHZ i publikon në mënyrë të njëpasnjëshme, ndërsa rezultatet në bazë të të dhënave nga procesverbalet e Komisioneve komunale zgjedhore brenda 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve KSHZ-ja i publikon menjëherë, më së voni në afat prej 24 orësh nga dita e përfundimit të tyre.

Mandati i presidentit aktual të shtetit, Stevo Pendarovski skadon të dielën më 12 maj ku dhe atëherë duhet të bëhet inaugurimi i presidentes së sapozgjedhur Siljanovska Davkova. Seancën parlamentare duhet ta caktojë kryetari aktual i Kuvendit, Jovan Mitreski.

Këto kanë qenë zgjedhjet e shtata presidenciale që nga pavarësia e vendit, ndërsa u mbajtën bashkë me zgjedhjet e 11-ta parlamentare.

Foto: MIA/EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR