• e mërkurë, 03 korrik 2024

KRRE: Çmimet e benzinave, dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri mbeten të njëjta, lirohet vetëm çmimi i mazutit

KRRE: Çmimet e benzinave, dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri mbeten të njëjta, lirohet vetëm çmimi i mazutit

Shkup, 16 maj 2024 (MIA) - Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të vajit EURODIESEL (D-E V) dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshojnë, kumtoi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Menaxhim me Mbetjet Komunale (KRRE).

Prej mesnatës lirohet vetëm çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS për 1,072 den/kg dhe tani do të jetë 42,935 den/kg.

Nga sonte në mesnatë çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

- benzin motoriK EUROSUPER BS - 95 84,50 (den/litër)

- benzin motorik EUROSUPER BS - 98 86,50 (den/litër)

- karburant dizel EURODIESEL BS (D-E V) 74.00 (denarë/litër)

- vaj për djegie ekstra i lehtë 1  (EL-1) 73,50 (denar/litër)

- mazut M-1 NS 42,935 (denarë/kilogram)

Nga KRRE theksojnë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 17 maj 2024. Nga aty shtojnë se shitësit me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës dhe karburanteve për transport mund të vendosin çmimet e derivateve individuale të naftës dhe karburanteve të transportit edhe më të ulëta se çmimet më të larta të përcaktuara. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR