• e martë, 04 mars 2025

Është shqiptuar paraburgim 30-ditor për djalin i cili e shkeli Frosina Kulakovën

Është shqiptuar paraburgim 30-ditor për djalin i cili e shkeli Frosina Kulakovën

Shkup, 31 janar 2025 (MIA) – Masë të paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh i është caktuar 20-vjeçarit Vasil Jovanov i cili natën e së mërkurës në bulevardin “Aradhet partizane” ka goditur me automobil 22-vjeçaren Frosina Kulakova, e cila ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. 

“Lidhur me disa pyetje të gazetarëve, lidhur me aksidentin e trafikut në bulevardin ‘Aradhet partizane” ku një person humbi jetën, njoftojmë publikun se gjykatësi i procedurës paraprake dje, pas deklaratës së prokurorit publik dhe të dyshuarit V.J., e pranoi propozimin dhe i caktoi të akuzuarit masën e paraburgimit prej 30 ditësh për shkak të ekzistimit të shkaqeve nga neni 165 paragrafi1. pikat 1, 2 dhe 3, përkatësisht Rrezik për ikje, Pengim i hetimit me ndikim mbi dëshmitarët dhe rrezik për përsëritjen e veprës penale”, njoftoi sot Gjykata Themelore Penale në Shkup.

Sa i përket procedurave të mëparshme gjyqësore të zhvilluara kundër të dyshuarit, Gjykata njofton se Jovanov është dënuar në shkallë të parë më 31.07.2024, me aktgjykimin K.nr. 1439/24 për të cilin ka vepruar gjykatësja Daniella Aleksovska Stojanovska edhe atë për dy vepra penale “Prodhimtari e palejuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike dhe substancave psikotrope dhe prekursorëve” nga neni 215, paragrafi 1 dhe neni 215 paragrafi 1 lidhur me nenin 22 nga KP me të cilin aktvendim për shkak të moshës së tij, me më pak se 20 vjet, ndërsa sipas dispozitave të Ligjit për të Drejtat e Fëmijëve, gjykata i ka shqiptuar masën e edukimit. 

“Bëhet fjalë për Masë institucionale - Referim në institucionin edukues-korrektues, ku, në përputhje me nenin 48 paragrafi 3 dhe 4 i akuzuari në shtëpi mbetet të paktën 6 muaj, ndërsa më së shumti 5 vjet, gjegjësisht deri sa të mbushë 23 vjet, në të cilin gjykim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, sipas lëndës së njëjtë nga 02.04.2024 deri më 12.08.2027. Në bazë të Dispozitave ligjore nga LKP pasi ishte dënuar Masa institucionale, masa e paraburgimit nuk mund të mbijetojë, sepse prokurori publik ka bërë ankesë vetëm lidhur me sanksionin penal. Lënda më 07.11.2024 është dorëzuar në veprim adekuat në Gjykatën e Apelit Shkup, prej ku ende nuk është kthyer në ekzekutim eventual”, sqarojnë nga Prokuroria. 

Në bazë të evidencës së Gjykatës, Jovanov nuk ishte dënuar për vepër tjetër penale dhe nuk është zhvilluar procedurë tjetër për vepra të tjera penale. 

“Gjithashtu, deri në këtë moment nga gjykata nuk është proceduar asnjë kallëzim tjetër penal dhe as kallëzim për kundërvajtje në fushën e trafikut dhe personi është regjistruar si i mitur vetëm në vitin 2021 kur i është dhënë vërejtja gjyqësore për prishje të rendit publik. Si Gjykatë, shprehim keqardhjen tonë për humbjen e një jete të re njerëzore. Megjithatë, duke marrë parasysh të gjitha sa më sipër, lidhja që po krijohet në opinion për një çështje penale të përfunduar në shkallë të parë me masë institucionale ndaj një personi të caktuar për një krim, me një krim tjetër të kryer 7 muaj më vonë, është e paqartë. A mund të supozonte dikush në sistemin e drejtësisë se i pandehuri, pas 7 muajsh nga vendimi, i cili duhet ta institucionalizonte, mund të kryente një vepër tjetër dhe për rrjedhojë duhej të mbahej në paraburgim? Ligjet në vendin tonë, si dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut nuk e lejojnë këtë”, theksojnë nga Gjykata.

Nga aty pyesin nëse për problemin sistematik me pikat e zeza të komunikacionit, siç thonë, jo rrallë ndodhin aksidente komunikacioni, fajin e ka gjyqësori, nëse e kemi parasysh cilido qytetar i cili më parë nuk ishte në konflikt me Ligjet, mund të shkaktojë aksident trafiku me viktimë për shkak të shpejtësisë së palejuar, drejtim nën ndikimin e alkoolit dhe mospasjes së lejes së vozitjes dhe shtojnë se bëhet fjalë për problem shoqëror. 

I dyshuari më 29 janar ka drejtuar automjetin "Pezho 207" pa patentë shofer dhe nën ndikimin e alkoolit me çka ka goditur këmbësoren Frosina Kulakova në bulevardin "Arradhat partizane" e cila ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. fc/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR