PPRMV: Është dhënë urdhër për obduksion ndaj të burgosurit të ndjerë në burgun e Kumanovës
- Prokuroria Publike ka lëshuar urdhër për autopsinë për të paraburgosurin e ndjerë në INP Kumanovë (Kshanje), kumtuan sot nga PPRMV. I arrestuari, i dyshuar për vrasjen e dyfishtë dhe tentativë për vrasje të anëtarëve të familjes së gjerë nga fshati Gabresh i Kumanovës, është gjetur i vdekur në njësinë e paraburgimit në Kshanje të hënën më 13 maj të këtij viti. Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për vetëvrasje. Nga MBP-ja vetëm kanë konfirmuar rastin.
- Post By Fami Bajrami
- 16:34, 16 maj, 2024
Kumanovë, 16 maj 2024 (MIA) - Prokuroria Publike ka lëshuar urdhër për autopsinë për të paraburgosurin e ndjerë në INP Kumanovë (Kshanje), kumtuan sot nga PPRMV. I arrestuari, i dyshuar për vrasjen e dyfishtë dhe tentativë për vrasje të anëtarëve të familjes së gjerë nga fshati Gabresh i Kumanovës, është gjetur i vdekur në njësinë e paraburgimit në Kshanje të hënën më 13 maj të këtij viti. Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për vetëvrasje. Nga MBP-ja vetëm kanë konfirmuar rastin.
"Gjatë kontrollit të numrit të të arrestuarve, komandanti gjeti trupin e pajetë të të arrestuarit. Menjëherë është njoftuar gjykata, policia, prokuroria publike", njoftojnë nga burgu i Kumanovës.
Nga PPRMV sot kumtuan se është urdhëruar autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe do të priten rezultatet e autopsisë.
Gjashtëdhjetë e shtatë vjeçari D.Gj. priste të gjykohet, pasi prokuroria e dyshonte për vrasje të dyfishtë dhe tentativë vrasje. Policia më 21 shkurt të këtij viti, ka arrestuar D.Gj. i cili qëlloi motrën dhe dy djemtë e saj me një armë që posedonte me leje pas një mosmarrëveshjeje në familje. Gjashtëdhjetë e tre vjeçari D.R dhe tridhjetë e tetë vjeçari T. R pas të shtënave kanë humbur jetën, ndërsa tridhjetë e gjashtë vjeçari ZH. R ka marrë plagë me armë zjarri. Një ditë më vonë, prokuroria caktoi paraburgim për D. F i cili ishte në pritje të gjykimit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s