Gashi: Interpelanca është e drejtë demokratike, të mos luhet me sigurinë në shtet
- Interpelanca është e drejtë demokratike, e përcaktuar, e lejuar dhe e parashikuar me Kushtetutë, Ligj dhe Rregullore. Çdo deputet, grup parlamentar mund të iniciojë procedurë për interpelancë, theksoi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot në Ohër, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për interpelancën e parashtruar nga BDI-ja për ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zëvendësin e tij Astrit Iseni dhe zëvendëskryeministrat, Izet Mexhiti dhe Ivan Stoilkoviq.
- Post By Fami Bajrami
- 16:40, 6 dhjetor, 2024
Ohër, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Interpelanca është e drejtë demokratike, e përcaktuar, e lejuar dhe e parashikuar me Kushtetutë, Ligj dhe Rregullore. Çdo deputet, grup parlamentar mund të iniciojë procedurë për interpelancë, theksoi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot në Ohër, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për interpelancën e parashtruar nga BDI-ja për ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zëvendësin e tij Astrit Iseni dhe zëvendëskryeministrat, Izet Mexhiti dhe Ivan Stoilkoviq.
Ai përkujtoi edhe në interpelancën e parashtriuar për të, duke theksuar se debati është në kuadër të demokracisë dhe kështu duhet të jetë.
Në lidhje me kërkesat e LSDM-së për takim liderësh lidhur me situatën e sigurisë në vend, Gashi tha se nuk ndihet kompetent të përgjigjet në cilësinë e kryetarit të Kuvendit dhe se nuk është lider i ndonjë partie politike.
"Për mua janë të rëndësishëm deputetët, Kuvendi dhe unë po përpiqemi të abstragohem objektivisht dhe me aq sa mundem nga përkatësia politike, dua të jem i afërt me të gjithë. Nëse liderët mendojnë se kjo është mirë, do të vendosin nëse do të ketë takim apo jo, kjo varet nga ata. Mendoj se dialogu është i mirë, duhet të takohemi, të shihemi, të flasim. Kjo është e mirë për partitë politike dhe në përgjithësi për kulturën politike në vend", deklaroi Gashi.
Për gjendjen e sigurisë në vend ai tha se ka shërbime që mund të japin vlerësim.
"Në kohët e fundit të gjithë kemi qenë dëshmitarë të disa përpjekjeve për ngritjen artificiale të tensioneve, sipas meje. Mendoj se qytetarët në vendin tonë jetojnë mirë, kalojnë mirë pavarësisht nga kulturat e tyre të ndryshme. Të gjitha partitë politike që përpiqen të bëjnë karrierë politike nga tensionet ndëretnike, nuk u dojnë të mirën as popullit të tyre, as vendit të tyre", theksoi Gashi.
Ai bëri apel që të mos luhet me situatën e sigurisë në vend, sepse, sipas tij, opozita i ka të gjitha mjetet demokratike në dispozicion. rq/bsh/
Foto: MIA