• e premte, 05 dhjetor 2025

G7: Do të ndërmarrim masa kundër atyre që rrisin blerjen e naftës ruse

G7: Do të ndërmarrim masa kundër atyre që rrisin blerjen e naftës ruse

Uashington, 2 tetor 2025 (MIA) - Ministrat e Financave të G7 njoftuan sot se do të ndërmarrin hapa të përbashkët për të rritur presionin ndaj Rusisë.

Duke targetuar ata që vazhdojnë të rrisin blerjet e naftës ruse, si dhe ata që lehtësojnë anashkalimin e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë.

Ministrat e Financave të G7 thanë gjithashtu se kanë rënë dakord për rëndësinë e masave tregtare, përfshirë tarifat dhe ndalimet e importit dhe eksportit, në përpjekjet për të ulur të ardhurat ruse për shkak të invazionit të Ukrainës.

Deklarata e përbashkët e ministrave të Financave të G7 vijoi pas takimit virtual.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR