• e mërkurë, 03 korrik 2024

Gërkovska: Profesionistët me integritet të bashkohen dhe të jenë më të zëshëm, vetëm kështu do të luftojmë për shoqëri të drejtë

Gërkovska: Profesionistët me integritet të bashkohen dhe të jenë më të zëshëm, vetëm kështu do të luftojmë për shoqëri të drejtë

Shkup, 22 shtator 2023 (MIA) - Ne, politikanët, duhet të jemi shembull për punë me integritet, e më pas atë ta kërkojmë edhe nga të tjerët. Integriteti personal është i rëndësishëm për të gjitha nivelet në shoqëri, por kyçe është edhe transparenca në punë, që qytetarët të kenë pasqyrë të vërtetë për gjendjet, porositi sot zëvendëskryeministrja për politika për sundim të mirë, Sllavica Gërkovska në konferencën "Përforcimi i grave dhe të rinjve në luftën kundër korrupsionit dhe në sendërtimin e të drejtave dhe vlerave fundamentale evropiane në rajon".

Konferencën e organizoi Forumi i grave lidere nga EJL për sundim të mirë dhe antikorrupsion, ndërsa morën pjesë Mirjana Llazarova Trajkovska, gjykatëse në Gjykatën supreme dhe ish-gjykatëse në GJEDNJ, Ina Rama, gjykatëse në Këshillin special të Apelit pranë Gjykatës kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Lençe Ristovska, prokurore publike dhe prokurore e parë për lidhje e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Eurojust - Agjencia e BE-së për bashkëpunim në fushën e së drejtës penaëe, Bojana Savoviq, zëvendës-prokurore në Prokurorinë e lartë publike në Beograd, Republika e Serbisë dhe Jelena Peroviq, drejtoreshë e Agjencisë për parandalim të korrupsionit në Mal të Zi.

Duke i përmbledhur paraqitjet nga paneli i parë të cilin e moderoi, Gërkovska konkludoi se atmosfera e përgjithshme e pandëshkueshmërisë i derrogon shoqëritë tona, si dhe standardet e dyfishta dhe mungesën e solidaritetit të mjaftueshëm për njerëzit me integritet.

"Jam e bindur se gratë dhe të rinjtë janë bartës të ndryshimeve pozitive në shoqëri. Dhe prandaj na vjen mirë që sot e zgjerojmë rrjetin për bashkëpunim dhe mbështetje të grave, të cilat janë apo kanë qenë të përfshira në përpjekjet për promovim dhe sendërtim të parimeve për sundim të mirë, për preventivë dhe përballje me korrupsionin, por edhe për mbështetje të të rinjve nga rajoni, në mënyrë që të bashkohen në rritjen e presionit për ndërtim të shoqërive të bazuara në integritet, ndershmëri dhe përgjegjësi", theksoi Gërkovska.

Folëset eminente ndanë përvoja të tyre personale në ushtirmin e profesionit të tyre dhe për gjendjen në profesionin ee tyre. Ato ishin të një mendimi se gratë me të vërtetë janë mjaft të përfaqësuara në vendet e mbarë rajonit, por se kjo nuk e reflekton fuqinë reale dhe përfaqësimin në nivel vendim-marrës. Duke folur për rreziqet e bazuara gjinore në kryerjen e detyrave përgjegjëse në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ata folën për presionet dhe përçmimet në të cilat kanë qenë të ekspozuar.

Kjo ishte konferenca e dytë rajonale e Forumit të grave lidere nga EJL për sundim të mirë dhe antikorrupsion, ndërkaq mbahet me mbështetje të Zyres së UN Women në Maqedoni të Veriut. ab/

foto: Qeveria e RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR