• e hënë, 23 dhjetor 2024

Konferencë për përparimin gjatë zbatimit të rekomandimeve të Misionit Vlerësues të BE-së nga Këshilli Gjyqësor - është e nevojshme të rikthehet besimi i njerëzve në sistemin gjyqësor

Konferencë për përparimin gjatë zbatimit të rekomandimeve të Misionit Vlerësues të BE-së nga Këshilli Gjyqësor - është e nevojshme të rikthehet besimi i njerëzve në sistemin gjyqësor

Shkup, 3 korrik 2024 (MIA) - Ambasadori evropian Dejvid Gir sot në Konferencën për përparimin gjatë zbatimit të rekomandimeve të Misionit Vlerësues të BE-së nga Këshilli Gjyqësor, theksoi se shpërbërja e shpallur e KGJ-ja, si dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë, është një ndërhyrje diskrecionale në pavarësinë e gjyqësorit dhe theksoi se nëse kjo ndodh do të shkaktojë shqetësim serioz në Bashkimin Evropian.

"Përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit nuk duhet të bëhen në një mënyrë që do të shkelte parimet e ndarjes së pushteteve. Për shembull, shpërbërja e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë do të nënkuptojë ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit dhe do të jetë një çështje shqetësuese serioze. Gjithashtu edhe për idenë për ndarjen e Akademisë për gjyqtarë dhe prokutorë, një institucion që besojmë se duhet të shërbejë si garantues i meritokracisë dhe paanshmërisë në gjyqësor", tha Gir.

Ambasadori evropian në fjalimin e tij theksoi se është e nevojshme të vazhdohet me reforma të shpejta të brendshme, si dhe të shtypen përpjekjet për ndërhyrje nga strukturat politike.

Në konferencën, e cila është organizuar nga Këshilli Gjyqësor u drejtuan edhe ambasadorja amerikane Anxhela Ageler dhe ambasadori holandez Dirk Jan Kop.

Ambasadorja amerikane Ageler në fjalimin e saj e theksoi rëndësinë e Këshillit Gjyqësor në transformimin e gjyqësorit në vend. Ajo theksoi se Këshilli është një armë e rëndësishme që nevojitet për të transformuar vërtet gjyqësorin në Maqedoninë e Veriut, në një isntitucion që u shërben qytetarëve të saj, që mbron të pafajshmit dhe ndëshkon ata që mendojnë se janë mbi ligjin. 

Këshilli gjyqësor, thotë Ageler, duhet të ndjekë ligjin dhe t'i rezistojë presioneve politike, sepse, Maqedonia e Veriut ka ligje të mirëbëra, si dhe prokurorë dhe gjyqtarë me përvojë.

"Maqedonia e Veriut ka ligje të mirëbëra, institucione të pajisura mirë dhe prokurorë dhe gjyqtarë me përvojë, ndërsa shumica e tyre edhe kanë udhëtuar dhe kanë pasur shkëmbime me SHBA-në Pra, lind pyetja, si të fillojmë ta plotësojmë atë boshllëk apo mungesë besimi tek ata që supozohet t'u shërbejmë. Mesazhi është i qartë dhe nuk ndryshon. Bëni punën që duhet të bëni. Ndiqni ligjin, punoni për njerëzit, rezistoni presioneve politike, mbroni integritetin tuaj dhe përqafoni transparencën. Puna e vështirë tashmë ka filluar dhe po shohim përparim. Tani lejoni t'ju ndihmojmë të ecni edhe më tej në rrugën tuaj", tha Ageler.

Ambasadori holandez Dirk Jan Kip, theksoi se edhe pse është vërejtur rritje e shikueshmërisë së veprimeve të Këshillit, përkatësisht transmetim të drejtëpërdrejtë të seancave dhe votimit, është e nevojshme të kthehet besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor. 

"Është e nevojshme të kthehet besimi i popullit në sistemin gjyqësor, siç është rasti në vendin tim, ku 80 për qind e njerëzve besojnë në sistemin gjyqësor, mirëpo kjo këtu është vetëm 8 për qind. Kjo është një përqindje e ulët shqetësuese dhe kjo duhet përmirësuar edhe atë shumë shpejtë. Përparimi i Këshillit Gjyqësor meriton lëvdata, siç dëshmohet nga praktika e Këshillit të një viti më parë, ku pamë sesi në mënyrë të paligjshme u emërua kryetari, si dhe aktivitete tjera shqetësuese si rënditja e dyshimtë, votimi i kandidatëve për gjyqtarë dhe kryetarë të gjykatave", tha Kop.

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, në deklratë për mediat tha se Këshilli tashmë ka filluar me procesin e reformave në drejtim të zbatimit të rekomandimeve nga Misioni vlerësues i BE-së, dhe është vendosur të ketë sukses në proceset që janë në kompetencën e tij. Ajo theksoi se këshilli tashmë edhe vet ka filluar të reformohet, duke theksuar se nga muaji i kaluar ka dy anëtarë të ri, ndërsa deri në fund të vitit Këshilli do të ketë edhe tre anëtarë të rinj.

"Këshilli gjyqësor tashmë ka filluar seriozisht me procesin reformues në drejtim të zbatimit të rekomandimeve rë Raportit të Misionit vlerësues të Bashkimit Evropian dhe jemi të vendosur të kemi sukses në ato procese që janë në kompetencën tonë dhe t'i zbatojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Këshilli Gjyqësor personalisht filloi të reformohet, sepse nga muaji i kaluar Këshilli Gjyqësor ka dy anëtarë të ri, në shtator ka ndryshim edhe të një anëtari dhe në fund të vitit edhe të dy anëtarëve, që do të thotë se deri në fund të vitit pothuajse më pak se gjysma e përbërjes e Këshillit Gjyqësor do të ndryshohet", tha Dameva. ls/ 

Foto: MIA 

 

Фото: МИА

QËNDRONI TË LIDHUR