• e diel, 14 korrik 2024

Fronti Europian dhe VMRO DPMNE mbrëmë u takuan për Ligjin për organizimin e ministrive dhe dialogun e përbashkët

Fronti Europian dhe VMRO DPMNE mbrëmë u takuan për Ligjin për organizimin e ministrive dhe dialogun e përbashkët

Shkup, 8 qershor 2024 (MIA) - Mbrëmë është mbajtur një takim mes përfaqësuesve të grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Fronti Europian.

Në takim ishin të pranishëm nga VMRO-DPMNE-ja, Aleksandar Nikolloski, Vllado Misajlovski, Nikolla Micevski dhe Stefan Andonovski, ndërsa nga koalicioni Frontit Evropian ishin Menduh Thaçi, Blerim Bexheti, Faton Ahmeti dhe Elmi Aziri.

Në takim, siç thuhet në kumtesë, u diskutua për ndryshimet e propozuara të Ligjit për Organizimin e Punës së Organeve të Administratës Shtetërore, me ç’rast nga VMRO-DPMNE-ja u arsyetuan se ndryshimet e ligjit, të cilat duhet të sjellin efikasitet më të madh, transparencë dhe reforma, si dhe racionalizim.

Ligji është hartuar me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë të shtetit dhe është pjesë e programit IPA të Bashkimit Europian.

Përfaqësuesit e koalicionit Frontit Europian shprehën mbështetjen e tyre për ndryshimet në ligj dhe informuan se do të votojnë për miratimin e ligjit.

Në kuadër të takimit u bisedua edhe për dialogun e ndërsjellë ndërmjet pushtetit dhe opozitës, me ç’rast u pranua kërkesa e koalicionit Fronti Europian që brenda një kohe të shkurtër Kuvendi të formojë një komision ad hoc me Kryetar të propozuar nga opozita i cili do ta përcjellë përfaqësimin e drejtë të të gjitha bashkësive etnike në organet e administratës shtetërore dhe për punën e vet do ta informojë Kuvendin dy herë në vit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR