• e enjte, 25 korrik 2024

Forumi i Gruas i Koalicionit "VLEN" në Shkup organizoi Konferencë Rajonale

Forumi i Gruas i Koalicionit

 17 prill 2024 

 Forumi i Gruas i VLEN mbajti në Shkup Konferencë Rajonale me temë "Gratë në vendimarrje si cilësi e demokracisë".   

Në këtë konferencë morrën pjesë pjesmarrëse nga  koalicioni VLEN si dhe kandidatet gra nga ky koalicion e po ashtu të ftuar special nga rajoni sikurse Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, njëherit edhe kryetare e forumit të gruas të  Vetëvendosjes si dhe Ardita Saqipi anëtare e kryesisë së PVD, Preshevë.

Haxhiu dhe Saqipi vlerësuan veprimtarinë e kolegeve të tyre nga Maqedonia e Veriut, megjithatë ato inkurajuan që zëri grave të jetë më i zhvilluar në veprimtarinë e partive politike si dhe të avancohet në institucionet e shtetit.

Kjo konferencë për qëllim kishte ngritjen e vetëdijesimit, përfaqësimin e denjë të grave në vendimarrje politike në shtetet demokratike si cilësi demokratike e tyre.

 Koalicioni "VLEN"

 

____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR