Fon der Lajen promovoi "Busullën e konkurrencës": Evropa ka gjithçka për ta kthyer konkurrencën
- Komisioni Evropian sot prezantoi "Busullën e konkurrencës", si iniciativë që ofron kornizë strategjike dhe të qartë për punën e saj dhe që do t'i hapë rrugën Evropës të bëhet vend ku inovohen, prodhojnë dhe shesin teknologji të reja, shërbime dhe produkte të pastra dhe të jetë kontinenti i parë neutral ndaj klimës.
- Post By Fami Bajrami
- 15:46, 29 janar, 2025
Bruksel, 29 janar 2025 (MIA) - Komisioni Evropian sot prezantoi "Busullën e konkurrencës", si iniciativë që ofron kornizë strategjike dhe të qartë për punën e saj dhe që do t'i hapë rrugën Evropës të bëhet vend ku inovohen, prodhojnë dhe shesin teknologji të reja, shërbime dhe produkte të pastra dhe të jetë kontinenti i parë neutral ndaj klimës.
"Evropa ka gjithçka që i nevojitet për të pasur sukses në garën për kreun, por në të njëjtën kohë ne duhet të kapërcejmë dobësitë tona për të kthyer konkurrencën", tha kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen gjatë prezantimit të sotëm të "Busullës së konkurrencës".
Sipas saj “Busulla e konkurrencës" i kthen “rekomandimet e shkëlqyera” nga raporti i ish kryeministrit italian Mario Dragi të titulluar si “E ardhmja e konkurrencës evropiane” në një Udhërrëfyes për veprimet e ardhshme të BE-së.
"Tani kemi plan. Kemi vullnet politik. Ajo që është me rëndësi është shpejtësia dhe uniteti. Bota na pret neve. Të gjitha vendet anëtare bien dakord për këtë. Pra, le ta shndërrojmë këtë konsensus në veprim", ka thënë Fon der Lajen.
Ajo kujtoi se gjatë dy dekadave të fundit, Evropa është bërë e varur nga produktet e lira nga Kina dhe energjia e lirë nga Rusia dhe e humbi ritmin me ekonomitë e tjera të mëdha, duke krijuar një hendek në rritjen e produktivitetit.
Sipas Fon der Lajenit, BE-ja ka gjithçka që i nevojitet për të ndryshuar këtë trend me fuqinë punëtore të talentuar dhe të arsimuar, kapitalin, kursimet, tregun e vetëm, infrastrukturën e vetme sociale, por me kusht që të veprojë urgjentisht për tu përballur me barrierat e gjata dhe dobësitë strukturore që e bllokojnë atë.
Nënkryetari ekzekutiv i KE-së për prosperitet dhe strategji industriale, Stefan Sezhurne, në promovimin e dokumentit theksoi se "Busulla e konkurrencës" paraqet doktrinën ekonomike të Komisionit Evropian për pesë vitet e ardhshme.
"Kjo doktrinë është e thjeshtë dhe mund të përmblidhet në një fjalë kryesore: konkurrencë. Konkurrueshmëri në çdo euro që shpenzojmë dhe çdo iniciativë që do ta propozojmë", ka thënë Sezhurne.
"Busulla e konkurrencës" parashikon tre fusha thelbësore për veprim - inovacionet, dekarbonizimin dhe sigurinë si imperativ transformimi për forcimin e konkurrencës evropiane.
Këto tre shtylla të "Busullës" plotësohen nga pesë instrumente që duhet të jenë me rëndësi thelbësore për mbështetjen e konkurrencës në të gjithë sektorët.
Zhvillimi i "Busullës së konkurrencës", si iniciativë e parë e madhe e Komisionit të ri Evropian, Fon der Lajen e paralajmëroi gjatë zgjedhjes së Kolegjit të komisarëve në Parlamentin Evropian në fund të nëntorit të vitit të kaluar.
Foto: Skrinshot