Gjykata federale në SHBA ka bllokuar tarifat e vendosura nga Trampi, ai tashmë ka paraqitur ankesë ndaj vendimit të gjykatës
- Gjykata federale në SHBA ka bllokuar hyrjen në fuqi të tarifave reciproke të vendosura më 2 prill nga ana e presidentit amerikan Donald Tramp, të publikuara në të ashtuquajturën "Dita e çlirimit".
- Post By Fami Bajrami
- 08:04, 29 maj, 2025
Nju Jork, 29 maj 2025 (MIA) - Gjykata federale në SHBA ka bllokuar hyrjen në fuqi të tarifave reciproke të vendosura më 2 prill nga ana e presidentit amerikan Donald Tramp, të publikuara në të ashtuquajturën "Dita e çlirimit".
Gjykata mori vendim se presidenti ka tejkaluar kompetencat e tij me vendosjen e tarifave për importet nga vendet që eksportojnë më shumë mallra në SHBA se sa që importojnë.
Megjithatë, vendimi i gjykatës nuk ndikon në tarifat prej 25 për qind që Trampi vendosi për importin e automjeteve, çelikut dhe aluminit.
Gjykata e Tregtisë Ndërkombëtare me seli në Menheten në vendimin e tij theksoi se Kushtetuta e SHBA-së i jep Kongresit kompetenca të jashtëzakonshme për të rregulluar tregtinë me vendet e tjera, të cilat nuk mund të hiqen në kuadër të kompetencave emergjente të presidentit për të mbrojtur ekonominë amerikane.
Qeveria e Trampit sot paraqiti ankesë kundër bllokimit të të ashtuquajtur tarifat "reciproke".
"Me këtë njoftohet se të akuzuarit po bëjnë ankesë në Gjykatën e Apelit të SHBA-së", theksohet në dokumentin e gjykatës. rq/
Foto: arkivi i MIA-s