Palestinezët futen në depon e KB-së në Gazë, ka viktima
- Palestinezët e uritur në Deir el Balah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, dje kanë hyrë në një depo të Programit botëror të ushqimit (VFP), ndërsa disa agjenci njoftuan se disa persona humbën jetën në turmën.
- Post By Fami Bajrami
- 08:52, 29 maj, 2025
Gazë, 29 maj 2025 (MIA) - Palestinezët e uritur në Deir el Balah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, dje kanë hyrë në një depo të Programit botëror të ushqimit (VFP), ndërsa disa agjenci njoftuan se disa persona humbën jetën në turmën.
Turma ka marrë qese me ushqime, paleta druri dhe dërrasa. Në inçizimet nga agjencioni Frans pres dëgjohen dhe të shtëna.
"Personat e uritur hynë në depo(…) në kërkim të artikujve ushqimorë të cilët ishin lënë mënjanë për shpërndarje", theksohet në kumtesën e VFP-së.
U bë thirrje për "qasje të sigurt dhe të papenguar humanitare për të mundësuar shpërndarjen urgjente dhe të rregullt të ushqimit" në Rripin e Gazës.
Në kumtesë theksohet se VFP-ja po përpiqej të konfirmonte raportet për dy raste të vdekjes dhe disa të plagosur gjatë incidentit.
Burimet palestineze, megjithatë, deklaruan se gjatë futjes në depo të VFP-së jetën e humbën disa persona.
Burime mjekësore nga spitali Al-Aksa në Deir Al-Balah raportuan se dy persona humbën jetën në shtypjen e turmës, ndërsa dy persona u vranë me armë zjarri.
"VFP-ja vazhdimisht ka paralajmëruar mbi përkeqësimin e situatës (…) dhe rreziqet e kufizimit të ndihmës humanitare për personat e uritur që kanë nevojë dëshpërimisht për ndihmë", shtohet në kumtesë. rq/
Foto: arkivi i EPA-s