Rubio: SHBA-ja do të fillojë anulimin e vizave për studentët kinezë
- Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio sot deklaroi se SHBA-ja do të fillojë anulimin e vizave për studentët kinezë, duke përfshirë ata të cilët janë të lidhur me Partinë komuniste kineze (PKK) ose të cilët studiojnë në fushat kyçe.
- Post By Fami Bajrami
- 08:18, 29 maj, 2025
Uashington, 29 maj 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio sot deklaroi se SHBA-ja do të fillojë anulimin e vizave për studentët kinezë, duke përfshirë ata të cilët janë të lidhur me Partinë komuniste kineze (PKK) ose të cilët studiojnë në fushat kyçe.
Rubio në deklaratë theksoi se Departamenti i shtetit, gjithashtu do të shqyrtojë kriteret për kontrollin më të ashpër ndaj të gjithë aplikantëve të ardhshëm për viza nga Kina dhe nga Hong Kongu.
Deri më tani nuk ka ndonjë koment nga ambasada e Kinës në Uashington.
Studentët kinezë janë në vendin e dytë për nga numri i studentëve (277.398) të cilët studiojnë në universitetet amerikane në vitin akademik 2023-2024. rq/
Foto: arkivi i MIA-s