• e premte, 30 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Fon der Lajen: Një Ukrainë e lirë dhe sovrane është në interes të gjithë botës

Fon der Lajen: Një Ukrainë e lirë dhe sovrane është në interes të gjithë botës

Bruksel, 24 shkurt 2025 (MIA) - Besojmë në një Ukrainë të lirë dhe sovrane  në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, porositi mbrëmë vonë kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në një deklaratë për gazetarët që e shoqërojnë në udhëtimin e saj në Kiev, ndër të cilët edhe raportuesi i Redaksisë Gazetareske Evropiane (RGE), pjesë e së cilës është edhe MIA.

Fon der Lajen së bashku me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta dhe 21 eurokomisarë, sot qëndron në Kiev me rastin e përvjetorit të tretë të fillimit të pushtimit rus ndaj Ukrainës në vitin 2022, me qëllim që të shprehin mbështetje të palëkundur të BE-së për luftën e vendit për pavarësi dhe liri.

"Ukraina është Evropë. Partneriteti ynë i afërt është nga interesi ukrainas, por edhe nga interesi evropian", theksoi Fon der Lajen, duke shtuar se Ukraina e lirë dhe sovrane është në interesin e gjithë botës.

Sipas saj, Ukraina ka një industri mbrojtëse shumë invoative dhe prosperitare dhe bashkëpunimi në atë fushë do ta përforcojë rezistencën e Bashkimit Evropian, e cila ndërmerr përgjegjësi më të madhe për sigurinë personale.

Fon der Lajen njoftoi edhe se BE-ja përgatit një pako ambicioze për energjetikën, e cila duhet ta rrisë sigurinë energjetike të Ukrainës dhe Bashkimit Evropian.

"Qëllimi është tregu i energjisë elektrike të Ukrainës dhe Moldavisë tërësisht të integrohet në tregun tonë të energjisë elektrike deri në fund të vitit të ardhshëm", theksoi kryetarja e KE-së.

Ajo njoftoi edhe përforcim të sanksioneve ndëshkuese të BE-së ndaj Rusisë, duke shtuar se Unioni megjithatë mund të heq dorë nga ato plane nëse Moska tregon vullnet të vërtetë për arritjen e marrëveshjes së përhershme paqësore.

Sipas Fon der Lajen, BE-ja do të fokusohet gjithashtu edhe ndaj asaj të mbyllet "vrima buxhetore" e Ukrainës për gjithë vitin 2025, ndërsa paralelisht duhet të punojë edhe në përshpejtimin e dërgesës urgjente të armëve dhe municionit për vendin.

"Ky do të jetë thelbi i punës sonë në javët në vijim. Së shpejti do të prezantoj një plan gjithëpërfshirës se si t'i rrisim prodhimtarinë e armëve dhe kapacitetet mbrojtëse të BE-së. Përfitim nga kjo do të ketë edhe Ukraina", theksoi Fon der Lajen.

Është parashikuar gjatë qëndrimit të sotëm në Kiev, Fon der Lajen të mbajë takim me presidentin ukrainas Vollodimir Zelenski, me të cilin do të bashkëkryesojnë me seancën e përbashkët në Kolexhin e komisarëve të BE-së dhe Qeverinë e Ukrainës, " kushtuar "të ardhmes së Ukrainës si një komb i lirë, sovran dhe evropian". sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR