Mali i Zi: Konfirmohet një rast i leptospirozës në Bellopojë
- Në Bellopojë , Mali i Zi, është konfirmuar rasti i parë i leptospirozës, sëmundje e cila transmetohet nga kafshët e infektuara tek njeriu, njoftoi sot Insituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:17, 30 maj, 2025
Podgoricë, 30 maj 2025 (MIA) - Në Bellopojë të Malit të Zi është konfirmuar rasti i parë i leptospirozës, sëmundje e cila transmetohet nga kafshët e infektuara tek njeriu, njoftoi sot Instituti i shëndetit publik të Malit të Zi.
Siç është theksuar, nga viti 2015 deri në maj të vitit 2025, në Mal të Zi janë regjistruar 18 raste të kësaj sëmundje infektive, por nuk ka raste të vdekjes. Kjo, siç theksuan ata tregon se sëmundja është nën kontroll kur diagnoza dhe trajtimi bëhen në kohë, raporton RTCG.
Numri më i madh i rasteve, gjithsej 61 për qind janë regjistruar në Podgoricë, ndërsa rastet e tjera janë në Bellopojë, Baranë, Danilovgrad, Budva, Ulqin dhe Tuz. qa/
Foto: arkivi i MIA-s