• e premte, 05 dhjetor 2025

Hamasi hedh poshtë propozimin e fundit amerikan për armëpushim në Gazë

Hamasi hedh poshtë propozimin e fundit amerikan për armëpushim në Gazë

Gazë, 30 maj 2025 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i Hamasit për Bi-Bi-Si deklaroi se grupi militant islamik palestinez do ta refuzojë propozimin e fundit amerikan për armëpushim të ri në Gazë dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve.

Shtëpia e Bardhë dje kumtoi se Izraeli kishte rënë dakord me planin e përfaqësuesit amerikan Stiv Uitkof dhe se pritet përgjigje zyrtare nga Hamasi.

Mediat izraelite cituan persona zyrtarë izraelitë të cilët kenë thënë se Hamasi në dy faza do të dorëzonte 10 pengje të gjallë dhe trupat e 18 pengjeve të vdekur, në këmbim të një armëpushimi 60-të ditor dhe lirimin e të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.

Përfaqësuesi i Hamasit të cilin Bi-Bi-Si nuk emërtoi, tha se propozimi nuk i plotëson kërkesat kryesore, duke përfshirë përfundimin e luftës dhe se do të përgjigjej në kohën e duhur.

Hamasi është gati të kthejë të gjithë të burgosurit në këmbim të ndërprerjes së plotë të armiqësive dhe tërheqje të plotë të Izraelit nga Gaza.

Qeveria izraelite nuk ka komentuar, por kryeministri Benjamin Netanjahu gjoja të enjten u ka thënë familjeve të pengjeve se e pranon planin e Uitkofit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR